Pages

.

Lajmet Me Te Fundit Ne wWw.ForumiJone.Net

Lajmet Me Te Fundit Ne wWw.ForumiJone.Net


E moshuara bllokohet në banjo për 20 ditë

Posted: 25 Nov 2010 12:36 AM PST

Paris – Një grua e moshuar, e bllokuar në banjon e një apartamenti në Paris për 20 ditë, u shpëtua nga forcat e shpëtimit. E moshuara u bllokua pasi iu prish brava e derës së banjos. Banjoja nuk kishte asnjë dritare dhe as telefon, kështu që 69-vjeçarja nuk kishte mundësi të lajmëronte njeri, përveç goditjes së tubave gjatë orëve të natës. Duke menduar se zhurma vinte si pasojë e punimeve, komshinjtë bënë peticion për ndalimin e saj. Por, disa njerëz e vunë re mungesën e pensionistes ...

30 fakte që i mësuam prej filmave amerikanë

Posted: 24 Nov 2010 11:48 PM PST

Asnjëherë nuk mbyllet telefoni nga një telefon publik dhe nëse ju nevojitet ndonjë numër telefoni në adresar e grisni të gjithë faqen.Kolla është shenjë e një sëmundjeje vdekjeprurëse. Detektivi mund ta zgjidhë situatën vetëm nëse është suspenduar nga puna.Burri nuk do të tregojë shenja dhimbjesh madje edhe gjatë goditjeve të rënda, por do të dridhet nëse ndonjë grua provon t'i pastrojë plagët. Çdo derë mund të hapet me kartelë kreditore apo me karficë, përveç se nëse kjo nuk është derë ...

Humor me programuesit, administratore sistemesh etj

Posted: 22 Nov 2010 11:41 PM PST

Shpjegime nga programuesit pse programet e tyre nuk funksionojne: Interesante... Kurre nuk kam degjuar per ate. Punonte fare mire dje. Epo, programi ka te nevojshme disa rregullime Si eshte e mundur dicka e tille? Eshte faji i pajisjes hardware Eshte bere update i sistemit operativ? Perdoruesi beri nje gabim perseri Ka dicka gabim me te dhenat e tuaja testuese Une se kam prekur ate modul Po, po, do te jete gati ne kohe Ti duhet te kesh ekzekutueshin e gabueshem (program ...

Arabia Saudite bllokon Facebook-un

Posted: 22 Nov 2010 11:37 PM PST

Një zyrtarë pranë autoritetit të komunikimit të Arabisë Saudite ka thënë se Facebook është bllokuar për shkak se ueb faqja e popullarizuar e rrjetit social nuk është në nivel me vlerat konservative të mbretërisë. Ai theksoi se Autoriteti i Komunikimit të Arabisë Saudite dhe Komisioni për Teknologji Informative kanë dhënë urdhër për bllokimin e ueb faqes gjatë ditës së diel dhe në të është shfaqur një mesazh që tregon një gabim në rast se përdoruesit dëshirojnë të qasen në të. Sipas tij përmbajtja ...

Murgesha Shaolin tërheq 6 makina

Posted: 21 Nov 2010 12:32 PM PST

Një grua e cila ka mësuar nga gjyshi i saj Kung Fu që në moshën 3-vjeçare, ka tërhequr gjashtë makina të cilat peshonin më shumë se nëntë ton së bashku. Murgesha Shaolin, Zhang Tingting, turpëroi në këtë mënyrë burrat të cilët kishin tentuar më parë dhe nuk kishin arritur të tërhiqnin një peshë të tillë. Ajo tha: "Mendoj se gjyshit tim do t'i pëlqente të mësonte një djalë, por prindërit e mi i dhanë vetëm një vajzë." "Por, kur e pa se sa e fortë që isha, gjyshi ishte krenar", vazhdoi ...

Nora: Kënga Magjike jo-korrekte ndaj kosovarëve

Posted: 20 Nov 2010 01:32 PM PST

Vetëm pak ditë para natës finale të "Kënga Magjike" organizatorët e këtij festivali kanë diskualifikuar nga gara treshen nga Kosova, Linda Halimi, Nora Istrefi dhe Big D. "Arsyeja ishte për shkak të vonesës sonë në prova atje, ndonëse ato nuk ishin as prova gjenerale dhe se nga provat finale na ndanin edhe dy ditë. Atë ditë provat i kishim në orën 10. Ne drejt Tiranës u nisëm në mëngjes, por për shkak se atë ditë pati shumë shi dhe mjegull, u vonuam gjatë rrugës. Në fakt më shumë u vonuam në ...

Cfare veshje preferojne femrat per meshkujt

Posted: 20 Nov 2010 01:12 PM PST

Mashkulli? Me mire i veshur me xhinse dhe rroba 'casual'. Por kujdes nga corapet e shkurta, nje detaj 'vrastar' i pamjes te meshkujt, qe kurre nuk duhet te vishen nese mbani sandale. Dhe, ndersa nga sfilatat e fundit te meshkujve vijne edhe tendencat e fundit te modes, duket se me triumfin e stilit casual dhe trendy, ditet e fundit eshte zhvilluar nje sondazh lidhur me cfare nuk durojne femrat ne veshjen e meshkujve dhe cfare duhet te veshin. Marka e njohur 'Pitti' propozon nje veshje joformale ...

0 comments:

Post a Comment