Nese Folderi juaj nuk hapet !
Nese Folderi Juaj Nuk Hapet , nese klikon dy here ne folder edhe nuk hapet ( ne kete rast mun te hapet Search ose cilido Action ) atehere shkojme per ta rregulluar
Start ---->>> Run ----->>> regedit
e gjejme
[HKEY_CLASSES_ROOT Directory shell]
pastaj te " Default" klikon dy here edhe te value data e beni " none "
pastaj njete e bejme edhe te
[HKEY_CLASSES_ROOT Drive shell]
te " Default" value data e beni " none "
edhe folderi ju kthehet ne gjendje te rregull
Ku shkojne filet e fshiera ?
Se pari pasi ti fshiejm filet ato shkojn ne shporten e kompjuterit nga e cila mund ti kthejm me lehtesi.Por nese ato i fshijm edhe nga shporta, ato zhvendosen ne nje pjes te hardiskut.Kjo pjes e hardiskut i grumbullon keto file dhe folldera, te cilat i ruan ne nje sektor afer hardiskut i cili perdoret nga sistemi operativ, keto file jan te pa dukshme per sistemin operativ dhe eventualisht pas nje kohe mbi to do te shkruhen te dhëna te reja.
Por fatemirsisht ne internet ekistojn disa programe te cilat ju mundesojn rikthimin e tyre.
Mirepo mundesia e rikthimit te ketyre fileve mvaret nga koha e qe prej kur i keni fshir ato file
nese ato jan fshir para nje kohe te shkurter mundesia e rikthimit te tyre eshte me e madhe, por nese kalon nje koh e gjat ato mund te jen rishkriar dhe nuk do te mund ti ktheni.
Nganjeher ju mund te riktheni file te cilat nuk jan rishkruar plotesisht.
Programe per rikthimin e tyre ka mjafte ja nje prej tyre
Size-1.77MB
www.r-undelete.com
Bllokimi I web faqeve apo siteve qe nuk doni ju apo femiju juaj ti shof !
Ja nje menyr e cila i bllokon faqet qe te mos hapen ne kompjuterin tuaj... tani mund ti ruani femijet nga xxx faqet.
hapim: local disk C shkoj windows/system32/drivers/etc/hosts
kete fajll hosts e hapim me notepad edhe shkojm n'fund edhe e shkruajm 127.0.0.2 www.webfaqja.com
tani provoni a do te ju hapet faqja
per ti bllokuar website tjera shkruani 127.0.0.3 www.webfaqja.comContent of the new page
funksionon 100%
Si ta shpejtojme hapjen e Folderave ?
Ndonjeher kur hapni My Computer ju ndodh qe folderat shfaqen ngadal ,kjo ndodh per shkak se Windows Xp ne menyre automatike kerkon per Network file.
Per ta shpejtuar kete veprim, vepro keshtu:
1. Hape My Computer
2. Kliko ne Tools
3. Pastaj Folder Options
4. Kliko View
5. Largoje opcionin Automatically search for network folders and printers
6. Kliko Apply
7. Kliko Ok
8. Ristarto Pc
Pages
▼
Office 2010 eshte online per userat e Facebook. Mund te karikojne e te ndajne me te tjeret file word, excel dhe power point.
Docs eshte versioni(Beta) online i Office 2010 i fuqizuar nga funksionalitetet e shareing te ofruara nga Facebook.
Versioni Beta eshte i hapur per nje numur te limituar userash. Per tu identifikuar mjafton te perdoresh kredencialet e Facebook dhe menjehere mund te krijosh apo te ngarkosh file word, excel apo power point.
Fale Facebook baza fillestare e userave eshte 400 milion te tille, te cilet mund te menaxhojne dokumentat e tyre online. Keto mund te komentohen por edhe te modifikohen nga personat qe ju eshte dhene leja nga pronari i dokumentave. Por per te bere kete personat duhet te jene miq ne Facebook. Kjo mbase perben nje limit.
Kur versioni te jete definitiv do jene ne dispozicion edhe funksionalitete te tjera. Beteja Microsoft -Google vazhdon…
Site : http://www.docs.com

ARSIMI DHE FORMIMI PROFESIONAL
ARSIMI DHE FORMIMI PROFESIONAL
L I G J
Nr. 8872, datë 29.3.2002
PËR ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
(Ndryshuar me ligjin nr. 10 011, datë 30.10.2008)
(i përditësuar)
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
1. Qëllimi i këtij ligji është të mbështesë zhvillimin e një sistemi të përbashkët të arsimit dhe formimit profesional në Republikën e Shqipërisë, i cili mund t’u përshtatet ndryshimeve shoqërore, ekonomike e teknologjike, nevojave të tregut të punës, si dhe të mundësojë një shfrytëzim optimal të burimeve financiare, njerëzore dhe infrastrukturore.
2. Ky ligj vendos parimet themelore, strukturën, organizimin dhe administrimin e arsimit dhe formimit profesional në Republikën e Shqipërisë, mbështetur në bashkëpunimin e institucioneve shtetërore, qeveritare me partnerë socialë dhe aktorë të tjerë në fushën e arsimit dhe formimit profesional.
3. Ky ligj garanton të drejtën e shprehur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për arsimim dhe formim profesional gjatë gjithë jetës, mundësinë e kryerjes së arsimimit fillestar profesional, si dhe të fitimit të njohurive profesionale të nevojshme për punësim, duke krijuar shanse të barabarta për të gjithë.
Neni 2
Objektivat e arsimit dhe formimit profesional
Ky ligj përcakton objektivat kryesore të sistemit të arsimit dhe formimit profesional, të cilat janë:
a) të zhvillojë karakteristikat personale kryesore të individit, të nevojshme për veprimtarinë e tij të ardhshme profesionale dhe ekzistencën e pavarur brenda një shoqërie të bazuar në parimet e demokracisë dhe të ekonomisë së tregut;
b) të përshtasë arsimin dhe formimin profesional në tregun e sotëm dhe të ardhshëm të punës;
c) të ofrojë dhënien e një kulture profesionale të përgjithshme dhe të një formimi profesional të specializuar, në përputhje me zhvillimin e shkencës dhe të teknologjisë, si dhe me kulturën dhe traditën kombëtare;
ç) të krijojë kushte për arsimim dhe formim profesional, me qëllim aftësimin e individit për t’iu përshtatur ndryshimeve dhe kërkesave të tregut të punës;
d) të rrisë frytshmërinë e përdorimit të infrastrukturës së sistemit të arsimit dhe formimit profesional.
Neni 3
Arsimi dhe formimi profesional është publik dhe jopublik dhe garantohet nga shteti.
Neni 4
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm nënkuptojnë:
a) “Sistemi i arsimit dhe formimit profesional” është sistemi që përfshin të gjitha masat dhe veprimtaritë e arsimimit profesional e teknik dhe ato të formimit, të riformimit dhe të riaftësimit profesional në tregun e punës, si dhe në institucionet përgjegjëse dhe zbatuese të tyre.
b) “Arsimi profesional” është element i sistemit të arsimit dhe formimit profesional, i cili u jep nxënësve, që kanë përfunduar arsimin bazë, arsimimin bazë profesional, si dhe njohuritë e shprehitë e domosdoshme për një veprimtari të kualifikuar profesionale në nivelin e punëtorit të kualifikuar për një specialitet të dhënë. Arsimi profesional kryhet në shkollat profesionale, në përputhje me planet dhe programet e miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
c) “Arsimi teknik” është element i sistemit të arsimit dhe formimit profesional, i cili u jep nxënësve, që kanë përfunduar arsimin bazë, një arsimim bazë, të gjerë profesional, si dhe njohuritë dhe shprehitë e domosdoshme për një veprimari të kualifikuar profesionale në nivelin e teknikut të kualifikuar, për një specialitet të dhënë. Arsimi teknik kryhet në shkollat e mesme teknike, në përputhje me planet dhe programet e miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
ç) “Formimi profesional” është element i sistemit të arsimit dhe formimit profesional, i cili përfshin formimin, riformimin dhe riaftësimin profesional, për fitimin e aftësive të nevojshme profesionale, për t’iu përshtatur kërkesave të tregut të punës.
d) “Institucionet e arsimit dhe formimit profesional” janë ato institucione publike dhe jopublike, të cilat ofrojnë ose mbështesin arsimin dhe formimin profesional në Shqipëri.
dh) “Ndërmarrja” është çdo subjekt fizik dhe juridik, në të cilën, sipas kushteve të saj, realizohen kurse formimi, formimi nëpërmjet punës dhe ku kryhen praktika profesionale të nxënësve si elementë të procesit të arsimit dhe formimit profesional.
e) “Nxënës” është ai person, që merr arsimim profesional e teknik në një nga shkollat e sistemit të arsimit dhe formimit profesional.
ë) “K ursant” është ai person, që merr pjesë në një program ose kurs të formimit profesional.
f) “Mësues” është ai person, i angazhuar me dhënien e mësimit teorik dhe praktik në institucionet e akredituara të arsimit dhe formimit profesional.
g) “Instruktor” është ai person, i angazhuar me dhënien e mësimit teorik dhe praktik në qendra formimi dhe ndërmarrje të akredituara në arsimin dhe formimin profesional.
gj) “Partnerë socialë” janë organizatat që përfaqësojnë interesat e punëdhënësve dhe të punëmarrësve, të cilat marrin pjesë në sistemin e arsimit dhe formimit profesional dhe së bashku me institucionet administrative shtetërore punojnë për zbatimin e këtij ligji.
h) “Partnerë të tjerë” janë dhomat e tregtisë dhe të industrisë, organizatat jofitimprurëse, komunitetet e ndryshme, që marrin pjesë në sistemin e arsimit dhe formimit profesional dhe së bashku me institucionet administrative shtetërore punojnë për zbatimin e këtij ligji.
i) “Dëftesa, dëftesa e pjekurisë, certifikata e aftësisë profesionale, dëshmia dhe certifikata e kualifikimit të njohura nga shteti” janë dokumente që vërtetojnë përmbushjen, nga ana e nxënësve dhe e kursantëve, e programeve të miratuara të arsimit dhe formimit profesional.
j) “Qendra e formimit profesional” është enti publik dhe jopublik, në të cilin zhvillohen programe formimi profesional dhe praktika profesionale për nxënësit dhe kursantët, pa qëllim fitimi.
Neni 5
Përfituesit nga ky ligj
Nga ky ligj përfitojnë:
a) të gjithë nxënësit që kanë përfunduar arsimin bazë;
b) personat që kanë mbushur moshën 18 vjeç, që janë kërkues pune dhe/ose dëshirojnë të formohen profesionalisht;
c) grupe të veçanta, që dëshirojnë riaftësim profesional, si personat me aftësi të kufizuar, nënat me shumë fëmijë, personat nën 18 vjeç, të papunët afatgjatë, personat nga familje nën nivelin e varfërisë dhe çdo kategori tjetër që do të përcaktohet si e tillë me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 6
Tipat e arsimit dhe formimit profesional
Arsimi dhe formimi profesional përbëhet nga:
a) arsimi profesional;
b) arsimi i mesëm teknik;
c) formimi profesional;
ç) forma të tjera të arsimit dhe formimit profesional që përcaktohen me ligj.
Format e organizimit të tipave të mësipërm të arsimit dhe formimit profesional përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
KREU II
KRITERE TË PËRGJITHSHME
Neni 7
Institucionet e arsimit dhe formimit profesional
Institucionet e arsimit dhe formimit profesional janë:
a) Shkollat profesionale publike dhe jopublike, të nivelit të parë dhe të dytë, të cilat ofrojnë arsimimin teknik të nxënësve pas arsimit bazë. Këto shkolla realizojnë përgatitjen profesionale me karakter të theksuar praktik dhe u japin nxënësve arsimimin bazë profesional, si
dhe njohuritë dhe shprehitë e domosdoshme për një veprimtari të kualifikuar profesionale në nivelin e punëtorit të kualifikuar për një specialitet të dhënë.
b) Shkollat teknike publike dhe jopublike, të cilat ofrojnë arsimimin teknik të nxënësve pas arsimit bazë. Këto shkolla u japin nxënësve një arsimim bazë të gjerë profesional, si dhe njohuritë dhe shprehitë e domosdoshme për një veprimtari të kualifikuar profesionale në nivelin e teknikut të kualifikuar për një specialitet të dhënë.
c) Qendrat dhe kurset e formimit profesional, të cilat organizojnë formim, riformim dhe riaftësim profesional, për fitimin e aftësive të nevojshme profesionale për t’iu përshtatur kërkesave të tregut të punës.
ç) Institucionet e specializuara të arsimit dhe formimit profesional për grupe të veçanta.
d) Ndërmarrjet.
dh) Institucionet e tjera publike dhe jopublike, veprimtaria e të cilave rregullohet me akte të veçanta nënligjore.
Neni 8
Regjistrimi i institucioneve të arsimit dhe formimit profesional
Të gjitha institucionet që ofrojnë arsimin dhe formimin profesional duhet të regjistrohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale. Kriteret dhe rregullat përcaktohen me udhëzim të përbashkët të dy ministrave.
Neni 9
Akreditimi i institucioneve të arsimit dhe formimit profesional
Akreditimi i institucioneve të arsimit dhe formimit profesional bëhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale në përputhje me aftësitë e këtyre institucioneve për të ofruar arsimin dhe formimin profesional. Kushtet dhe kriteret e akreditimit përcaktohen me akte të veçana nënligjore të Këshillit të Ministrave.
Neni 10
Pranimi në arsimin dhe formimin profesional
1. Në shkollat profesionale dhe në ato të mesme teknike publike dhe jopublike pranohen të gjithë individët që kanë përfunduar arsimin bazë dhe kanë marrë dëftesën e lirimit. Kriteret e pranimeve dhe procedurat e regjistrimit vendosen me udhëzim të veçantë të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.
2. Në kurset e ndryshme të formimit, të riformimit dhe të riaftësimit profesional publik dhe jopublik, të akredituar, marrin pjesë të rinjtë dhe të rriturit, të cilët pranojnë programet përkatëse të miratuara nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale. Procedurat e regjistrimit në formimin publik vendosen me udhëzim të Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale.
Neni 11
Kohëzgjatja në arsimin dhe formimin profesional
(Ndryshuar pikat 2,3, 4, me ligjin nr.10 011, date 30.10.2008, neni 1)
1. Arsimi dhe formimi profesional ka kohëzgjatje të ndryshme në varësi të tipit të tij.
2. Arsimi profesional, publik dhe privat, fillon pas mbarimit të arsimit bazë, me kohëzgjatje 3 vjet (2+1) dhe ndahet në dy nivele:
a) niveli i parë vazhdon dy vjet;
b) niveli i dytë vazhdon një vit pas nivelit të parë.
Me mbarimin e nivelit të parë, krahas dëftesës së përfundimit të këtij niveli, nxënësit pajisen me certifikatë aftësimi profesional të nivelit të parë.
Në përfundim të nivelit të dytë, nxënësit marrin dëftesën e përfundimit të këtij niveli dhe certifikatën e aftësimit profesional të nivelit të dytë.
3. Arsimi i mesëm teknik, publik dhe privat, fillon:
a) pas mbarimit të arsimit bazë dhe zgjat katër vjet;
b) pas mbarimit të tri viteve të arsimit profesional dhe zgjat një vit.
Nxënësit, që mbarojnë shkollat teknike, publike dhe private, krahas dëftesës së pjekurisë, marrin edhe certifikatën e aftësimit profesional dhe teknik dhe u njihet mbarimi i shkollës së mesme dhe mundësia e vazhdimit të studimeve në institucionet e arsimit të lartë.
4. Formimi profesional, publik dhe privat, zhvillohet përmes kurseve të formimit, të riformimit dhe të riaftësimit profesional, me kohëzgjatje deri në dy vjet.”.
5. Kohëzgjatja në tipa të tjerë të arsimit dhe formimit profesional rregullohet me udhëzim të ministrit që ka në kompetencë tipin e arsimit dhe formimit profesional.
Neni 12
Kalimi nga një tip i arsimit dhe formimit profesional në një tjetër
Ndërrimi i profilit dhe kalimi nga një tip i arsimit dhe formimit profesional në një tjetër bëhet me udhëzim të përbashkët të ministrave përkatës.
Neni 13
Vlerësimi përfundimtar në arsimin dhe formimin profesional
Vlerësimi përfundimtar i nxënësve dhe i kursantëve në arsimin dhe formimin profesional publik dhe jopublik, të akredituar, bëhet në bazë të provimeve, me pjesëmarrjen edhe të partnerëve socialë. Kriteret dhe rregullat e provimeve dhe të testimeve përcaktohen me udhëzim të ministrit përkatës.
Neni 14
Certifikimi
1. Sistemi i certifikimit të njohur nga shteti përfshin:
a) dëftesë, dëftesë përfundimi, dëftesë pjekurie, certifikatë e arsimit profesional, certifikatë e aftësimit tekniko-profesional për nxënësit;
b) dëshmi dhe certifikatë për kursantët.
2. Përmbajtja, forma dhe procedurat e lëshimit të dëftesave dhe të certifikatave për nxënësit përcaktohen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, kurse përmbajtja, forma dhe procedurat e lëshimit të dëshmive dhe të certifikatave për kursantët përcaktohen nga ministri përkatës.
Neni 15
Këshillimi dhe orientimi në arsimin dhe formimin profesional
Me këshillimin dhe orientimin në arsimin dhe formimin profesional synohet që të ndihmohen të gjithë shtetasit në zgjedhjen e arsimimit, të profesionit, të formimit, të riformimit dhe të riaftësimit profesional më të përshtatshëm për interesat dhe mundësitë fizike e mendore të tyre. Ministritë përkatëse nxjerrin aktet nënligjore për zbatimin e këtij neni.
Neni 16
Dokumentimi, informacioni dhe statistikat
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale janë përgjegjëse për dokumentimin, për dhënien e informacionit dhe për mbajtjen e statistikave të arsimit dhe formimit profesional, sipas fushave përkatëse që ato mbulojnë. Të gjitha ministritë e tjera, si dhe pushteti vendor janë të detyruar të japin informacion te këto dy ministri për veprimtarinë e arsimit dhe formimit profesional.
Neni 17
Personeli në arsimin dhe formimin profesional
1. Në institucionet e arsimit dhe formimit profesional angazhohet personel mësimdhënës teorik e praktik, personel drejtues dhe personel ndihmës.
2. Personeli i mësimdhënies përbëhet nga:
a) mësuesit e kulturës së përgjithshme;
b) mësuesit e kulturës profesionale;
c) mësuesit e praktikave profesionale;
ç) instruktorët.
3. Kërkesat bazë për përgatitjen fillestare dhe kualifikimin e mësuesve (shkronjat a, b dhe c të pikës 2 të këtij neni) përcaktohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kurse për instruktorët nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale.
Neni 18
Ndërmarrja
Ndërmarrja shërben si vend i organizimit të kurseve të formimit nëpërmjet punës dhe si vend i realizimit të praktikave profesionale të nxënësve dhe të kursantëve. Shteti mbështet ndërmarrjet që përfshihen në sistemin e arsimit dhe formimit profesional.
Neni 19
Vlerësimi i sistemit
Mekanizmat e zhvillimit dhe të vlerësimit të sistemit të arsimit dhe formimit profesional
përpunohen nga Këshilli Kombëtar i Arsimit dhe Formimit Profesional. Vlerësimi bëhet çdo vit dhe rezultatet e tij publikohen në raportin vjetor kombëtar të arsimit dhe formimit profesional, i cili i paraqitet Këshillit të Ministrave.
KREU III
BASHKËRENDIMI I SISTEMIT TË ARSIMIT DHE FORMIMIT PROFESIONAL
Neni 20
Kriteret e përgjithshme të bashkërendimit
1. Bashkërendimi i përgjithshëm i sistemit të arsimit dhe formimit profesional publik dhe jopublik bëhet nga shteti.
2. Organizmat përgjegjës të arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri janë:
a) Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për arsimimin profesional dhe të mesëm teknik;
b) Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, për formimin profesional;
c) Ministritë dhe institucionet e tjera publike dhe jopublike, të cilat duhet të bashkërendojnë punën me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për arsimimin profesional dhe të mesëm teknik dhe me Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale për formimin profesional;
ç) Këshilli Kombëtar i Arsimit dhe Formimit Profesional.
Neni 21
Këshilli Kombëtar i Arsimit dhe Formimit Profesional
1. Këshilli Kombëtar i Arsimit dhe Formimit Profesional është organizëm këshillimor. Ai i sugjeron Këshillit të Ministrave politika për zhvillimin e sistemit të arsimit dhe formimit profesional.
2. Këshilli Kombëtar i Arsimit dhe Formimit Profesional bashkëkryesohet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale.
3. Këshilli Kombëtar i Arsimit dhe Formimit Profesional përbëhet nga 14 anëtarë:
a) 2 anëtarë, përfshi ministrin, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
b) 2 anëtarë, përfshi ministrin, nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale;
c) 1 anëtar nga Ministria e Financave;
ç) 1 anëtar nga Ministria e Ekonomisë;
d) 1 anëtar nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit;
dh) 1 anëtar nga Ministria e Shëndetësisë;
e) 1 anëtar nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit;
ë) 1 anëtar nga organizatat jofitimprurëse që zhvillojnë veprimtari në fushën e arsimit dhe formimit profesional;
f) 2 anëtarë nga organizatat e punëdhënësve;
g) 2 anëtarë nga organizatat e punëmarrësve.
4. Organizimi dhe veprimtaria e Këshillit Kombëtar të Arsimit dhe Formimit Profesional rregullohet me udhëzim të përbashkët të dy ministrave përkatës.
Neni 22
Kompetencat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në fushën e arsimit
dhe formimit profesional
Ministria e Arsimit dhe Shkencës:
a) krijon, riorganizon dhe mbyll institucionet e arsimit profesional e teknik publik, që varen nga ajo, në përputhje me procedurat e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave;
b) miraton krijimin ose riorganizimin e institucioneve jopublike, që realizojnë arsimin profesional e teknik, si dhe propozon tek organet përgjegjëse për mbylljen e tyre, kur provohet që veprimtaria e tyre nuk përputhet me aktet përkatëse nënligjore;
c) jep licencat për arsimin profesional e teknik, si dhe për kurset e formimit profesional në shkollat teknike e profesionale, për specialitetet që ato kanë, në përputhje me procedurat e vendosura nga Këshilli i Ministrave;
ç) përcakton kriteret e përgjithshme për marrjen në punë, për kualifikimin dhe për certifikimin e mësuesve në arsimin profesional e teknik;
d) përcakton kriteret e përgjithshme të funksionimit të institucioneve të arsimit profesional;
dh) merr pjesë (ose bën) në testimin dhe në certifikimin e nxënësve dhe të kursantëve në institucionet e arsimit dhe formimit profesional, që varen prej saj;
e) mbikëqyr veprimtarinë e institucioneve të arsimit teknik e profesional që varen nga ajo;
ë) jep leje për ushtrimin e profesionit të personave fizikë në arsimin profesional.
Neni 23
Kompetencat e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale
në fushën e arsimit dhe formimit profesional
Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale:
a) krijon, riorganizon dhe mbyll institucionet e formimit profesional në varësi të saj, në përputhje me procedurat e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave;
b) jep licencat për kryerjen e veprimtarive të formimit profesional;
c) mbikëqyr veprimtarinë e licencuar të formimit profesional dhe e mbyll këtë veprimtari, kur nuk është në përputhje me aktet përkatëse ligjore dhe nënligjore;
ç) siguron vazhdimësinë e formimit profesional në përputhje me perspektivën e zhvillimit ekonomik, kombëtar dhe rajonal, dhe me kërkesat e tregut të punës;
d) garanton të drejtën e individit për formimin profesional, duke lehtësuar pengesat ekonomike dhe shoqërore për vazhdimin e këtij formimi;
dh) organizon kualifikimin e vazhdueshëm të instruktorëve të formimit profesional në sektorin shtetëror;
e) përcakton kriteret e përgjithshme të funksionimit të institucioneve të formimit profesional;
ë) mbikëqyr veprimtarinë e institucioneve të formimit profesional që varen nga ajo;
f) merr pjesë (ose bën) në testimin dhe në certifikimin e kursantëve në institucionet e arsimit dhe formimit profesional që varen prej saj.
g) jep lejet për ushtrimin e profesionit të personave fizikë në formimin profesional.
Neni 24
Kompetencat e ministrive të tjera dhe të institucioneve shtetërore të arsimit
dhe formimit profesional
Ministritë dhe institucionet e tjera shtetërore të arsimit dhe formimit profesional:
a) krijojnë, organizojnë dhe mbyllin institucionet e arsimit dhe formimit profesional që varen prej tyre, në përputhje me procedurat ligjore;
b) përgatisin programet e formimit dhe paraqesin kurrikulat e formimit profesional në organin përgjegjës të përcaktuar me akte nënligjore;
c) organizojnë formimin nëpërmjet punës të punonjësve të tyre dhe rikualifikimin e mësuesve dhe të instruktorëve në institucionet përkatëse;
ç) marrin pjesë (ose bëjnë) në testimin dhe në certifikimin e nxënësve dhe të kursantëve në institucionet e arsimit dhe formimit profesional që varen prej tyre;
d) marrin pjesë në procesin e hartimit të standardeve shtetërore të kualifikimit profesional;
dh) marrin pjesë në studime të arsimit dhe formimit profesional.
Neni 25
Kompetencat e pushtetit vendor në fushën e arsimit dhe formimit profesional
Pushteti vendor:
a) propozon hapjen dhe mbylljen e specialiteteve, të kurseve dhe të shkollave, në përputhje me nevojat e zhvillimit rajonal;
b) kujdeset dhe mirëmban institucionet e arsimit dhe formimit profesional, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
c) hap kurse të formimit profesional me fondet e veta, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Neni 26
Kompetencat e partnerëve socialë
Partnerët socialë:
a) propozojnë hapjen dhe mbylljen e specialiteteve, të kurseve dhe të shkollave të reja, në përputhje me nevojat e zhvillimit ekonomik të vendit;
b) marrin pjesë në procesin e hartimit të standardeve kombëtare të formimit profesional;
c) organizojnë kurse kualifikimi sipas nevojave specifike të fushave që ata mbulojnë. Certifikimi i këtyre kurseve bëhet në përputhje me procedurat e vendosura nga Këshilli Kombëtar i Arsimit dhe Formimit Profesional;
ç) marrin pjesë në komisionet e provimeve në përputhje me normat dhe procedurat e vendosura me akte nënligjore të ministrive përkatëse;
d) ndihmojnë në zhvillimin e praktikave profesionale të nxënësve dhe të kursantëve.
KREU IV
STANDARDET DHE KURRIKULAT
Neni 27
Lista dhe standardet e profesioneve
1. Këshilli i Ministrave, në bashkëpunim me partnerët socialë, vendos një sistem të
klasifikimit të profesioneve dhe të standardeve të aftësive profesionale, mbështetur në analizën e vendit të punës së popullsisë të punësuar.
2. Standardet e aftësive profesionale do të klasifikohen në nivele që të përfshijnë standardet kombëtare, industriale dhe të ndërmarrjes.
3. Lista e profesioneve dhe e standardeve të aftësive profesionale, kombëtare, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Standardet industriale dhe të ndërmarrjes do të formulohen dhe do të publikohen nga partnerët socialë.
Neni 28
Hartimi i kurrikulave
1. Këshilli i Ministrave vendos standardet për zhvillimin e kurrikulave të arsimit dhe formimit profesional në nivele të përshtatshme, mbështetur në rekomandimet e Këshillit Kombëtar të Arsimit dhe Formimit Profesional.
2. Këshilli i Ministrave, në bashkëpunim me partnerët socialë rishikon kurrikulat e arsimit dhe formimit profesional në vazhdimësi dhe në përputhje me zhvillimet ekonomike të vendit.
KREU V
FINANCIMI I SISTEMIT TË ARSIMIT DHE FORMIMIT PROFESIONAL
Neni 29
Burimet e financimit
Arsimi dhe formimi profesional publik financohet nga Buxheti i Shtetit, buxheti i pushtetit vendor, programet kombëtare dhe ndërkombëtare për arsimin dhe formimin profesional, kontributet e shoqatave të punëdhënësve dhe të punëmarrësve, kontributet e dhuruesve, sponsorizimet dhe burime të tjera të lejuara nga ligji.
Neni 30
Vetëfinancimi
1. Institucionet publike të arsimit dhe formimit profesional mund të kryejnë edhe veprimtari ekonomike me përfitime financiare në fushat që kanë lidhje me zbatimin e programeve mësimore, në përputhje me dispozitat ligjore.
2. Institucionet e arsimit dhe formimit profesional së bashku me qendrat e përgatitjes praktike veprojnë si njësi ekonomike për realizimin e veprimtarive prodhuese dhe të shërbimeve, duke kontraktuar me persona fizikë dhe juridikë.
3. Krahas arsimimit dhe kualifikimit profesional të nxënësve, në shkollat profesionale e teknike publike dhe jopublike kryhen edhe kurse formimi profesional, si shërbime për llogari të të tretëve.
4. Përdorimi i të ardhurave të përftuara nga këto veprimtari bëhet në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore.
KREU VI
DISPOZITA TË FUNDIT
Neni 31
Shfuqizime
1. Kreu I “Parime të përgjithshme” i ligjit nr.7952, datë 21.6.1995 “Për sistemin arsimor parauniversitar”, si dhe nenet e ligjit në fjalë, ku trajtohet arsimi profesional në kuadër të arsimit të mesëm të sistemit arsimor parauniversitar, mbeten në fuqi. Nenet 33, 34, 35, 36, 37, 38, 55 pika 4 dhe 57 pika 2 të ligjit nr.7952, datë 21.6.1995 “Për sistemin arsimor parauniversitar”, si dhe dispozitat e tjera ligjore dhe aktet nënligjore për arsimin profesional e që janë në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.
2. Neni 5 paragrafi i dytë, neni 10 dhe neni 13 shkronjat b dhe c të ligjit nr.7995, datë 20.9.1995 “Për nxitjen e punësimit”, si dhe dispozitat e tjera ligjore dhe aktet nënligjore, që lidhen me formimin profesional që janë në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.
Neni 32
Nxjerrja e akteve nënligjore
Ngarkohet Këshilli i Ministrave që të nxjerrë aktet nënligjore brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ndërsa ministrat përkatës brenda 4 muajve nga hyrja në fuqi e tij.
Neni 33
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Ligj nr.8872, datë 29.3.2002, shpallur me dekretin nr. 3291, datë 11.4.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani
Botuar në Fletoren Zyrtare nr.11, faqe 320
Ligj nr. 10 011, datë 30.10.2008, shpallur me dekretin nr.5930, datë 11.11.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
Botuar në Fletoren Zyrtare nr171,, faqe 8405

Arsimi dhe shkollat ne Shqiperi
Arsimi dhe shkollat ne Shqiperi
Arsimi shqiptar Arsimi shqiptar, fillesat e tij i daton qe ne shekullin XVII.Mesonjetorja e pare shqipe u hap ne Korce ne vitin 1887.Mesonjetorja e pare shqipe ne Kosove u hap ne Prizren ne vitin 1889.Shkolla e pare shqip per vajza u hap ne Korce, ne vitin 1891.Shkolla e pare, ku pergatiteshin mesues (shkolle e mesme pedagogjike), u hap ne Bukuresht te Rumanise ne vitin 1892, ndersa ne Shqiperi nje shkolle e tille.
Normalja, u hap ne qytetin e Elbasanit ne dhjetor te vitit 1909, sipas vendimit te Kongresit Kombetar te Arsimit, mbajtur me 2.09.1909.
Deri ne Kongresin e Lushnjes, me 1920, Normalja e Elbasanit u mbyll dhe u hap 5 here, si pasoje e represionit te pushtuesve xhonturq, por edhe rifilloi per shkak te ndjenjave te medhaja arsimdashes te popullit shqiptar.Drejtoret e pare te saj ishin Luigj Gurakuqi, Aleksander Xhuvani, Sali Ceka dhe nder pedagoget e pare ishin Sotir Peci, Kostaq Cipo, Simon Shuteriqi, Kahreman Ylli, Qamil Guranjaku, etj.63 nxenes te kesaj shkolle rane deshmore per lirine e Atdheut gjate Luftes se Dyte Boterore.Deri ne vitin 1939 ne te gjithe vendin numeroheshin 643 shkolla fillore dhe frekuentoheshin vetem nga 1/4 e femijeve te kesaj moshe.
Arsimi parauniversitar
Aktualisht, numerohen mbi 4540 institucione arsimore parauniversitare, nga te cilat 2340 jane kopshte femijesh, 1815 shkolla fillore e 8 vjecare, si dhe rreth 530 shkolla te mesme, te pergjithshme e profesionale.Vetem gjate ketij viti jane ndertuar 33 shkolla 8 vjecare dhe jane rikonstruktuar 140 godina ekzistuese. Po ashtu eshte ndertuar 1 shkolle e mesme dhe jane rikonstruktuar 65 te tjera.Numri i nxenesve ne arsimin parauniversitar kap shifren 737 400 veta. Sistemi parashkollor perbehet nga mbi 2200 kopshte, nga te cilat mbi 1950 jane ne fshat. Ato frekuentohen nga 82000 femije dhe aty punojne afro 4 100 edukatore.Ne arsimin e detyruar funksiojne 18515 shkolla 8 vjecare, nga te cilat 1525 jane ne fshat. Ato frekuentohen nga rreth 560 000 nxenes dhe ne to punojne afro 29 500 mesues, nga te cilet mbi 19 500 jane ne fshat.
Arsimi profesional
Shkollat e para profesionale u hapen per here te pare ne vitin 1921-shkolla teknike e Tiranes. Ne vitin 1924 hapet shkolla tregtare dhe nje vit me vone, shkolla teknike e Golemit. 3 vjet me vone shkolla te tilla funksiojne edhe ne Gjirokaster e Berat, ku pergatiteshin teknike e punetore te kualifikuar nga mesues shqiptare dhe te huaj.Gjate viteve '45-'90 numeri i shkollave profesionale arriti deri ne 380, por shume nga to ishin hapur pa kritere shkencore dhe sherbenin vetem per qellime propogandistike per te treguar karakterin masiv te tyre.Aktualisht funksiojne rreth 40 shkolla profesionale, te dy niveleve, 3 dhe 5 vjecar, te shperndare ne 22 rrethe te vendit.Ato jane ne profilet bujqesore, mekanike, elektrike, teknologjike ekonomike, ndertimi, tekstil-konfeksione, per sektoret e nafte-gazit, pyjeve, veterinari e gjeologji-miniera.Ndihme ne ristrukturimin e sistemit arsimor dhe te formimit profesional ne Shqiperi pas viteve 90 po japin mjaft shtete perendimore si Gjermania, Zvicra, Austria, Italia, Hollanda dhe fondacione te ndryshme si Soros, "Harry Fultz", "San Edigia", GTZ, "Swisscontakt", Kulturkontakt, etj.
Arsimi i Larte
Arsimi i Larte ne Shqiperi e ka zanafillen ne vitin 1946, me Institutin 2 vjecar te Tiranes dhe aktualisht ne te gjithe vendin funksiojne 11 universitete dhe shkolla te larta.Funksiojne gjithsej 8 universitete, 3 nga te cilet ne Tirane. Ketu funksiojne gjithashtu, Akademia e Arteve te Bukura, Instituti i Kultures Fizike dhe shkolla e larte e infermierise.Numri i pergjithshem i studenteve per vitin akademik '99-2000 ne te gjithe vendin arriti ne 20 000 veta, ose 1000 studente me shume nga nje vit me pare.Rendesi e vecante sivjet i eshte kushtuar programeve e kurrikulave te reja mesimore, duke kerkuar afrimin e universiteteve tona me institucionet analoge perendimore. Po ashtu jane hedhur hapat e pare ne sistemin pasuniversitar, duke krijuar qendrat e edukimit ne distance, qe tani per tani funksiojne prane universitetit politeknik dhe atij te Tiranes.Universiteti i Shkodres ka funksionuar mbi bazen e nje instituti qe ne vitin 1957 dhe tani ketu ka 6 fakultete me 12 dege te ndryshme ku rreth 2000 veta studiojne me shkeputje nga puna dhe rreth 3000 te tjere pa shkeputje nga puna. Aty japin mesim 140 lektore qe mbi 80 per qind jane kualifikuar jashte shtetit vitet e fundit dhe 50 per qind e tyre kane tituj e grada shkencore.Universitete jane ngritur gjate viteve te fundit edhe ne qytetet Elbasan, Korce, Gjirokaster e Vlore.Ne Shqiperi ka edhe dy akademi ushtarake, ajo "Skenderbej" per forcat e armatosura te kembsorise, ajore dhe detare, ku vetem ne vitin akademik '99-2000 jane regjistruar 400 studente, ose dyfishi i studenteve te nje viti me pare. Kjo akademi zbaton programe mesimore te ngjashme me ato te forcave te armatosura gjermane. Me ndihmen e forcave te MAPE-s eshte rikonstruktuar edhe Akademia e Rendit, ku pergatiten oficere per mbrojtjen e rendit publik.
Akademia e Shkencave
Akademia e Shkencave e Republikes se Shqiperise u krijua ne vitin 1972, duke bashkuar disa nga 25 institucionet kerkimore shkencore qe ekzistonin atehere.Ne 25 janar 1973 u be mbledhja e pare e Asamblese, qe shenon njekohesisht, diten zyrtare te themelimit te Akademise.Ajo numeron ne perberje te saj 12 institucione e qendra kerkimore shkencore, duke luajtur rol te pazevendesueshem ne progresin social, ekonomik e teknik te vendit.Ato jane Instituti i informatikes dhe matematikes se aplikuar, Instituti i fizikes berthamore, Instituti i kerkimeve biologjike, Instituti sizmologjik, Instituti hidrometeorologjik, Qendra e kerkimeve hidraulike, Qendra e studimeve gjeografike, Instituti i gjuhe-letersise, Instituti i historise, Instituti arkeologjik, Instituti i kultures popullore dhe Qendra e studimit te arteve.Ndermjet shkencetareve te shquar shqiptare, te perfshire ne levizjen e madhe te humanizmit europian, permenden emrat e Leonik Tomeut, Marin Becikemit, Gjon Gazuli, Marin Barleti, per te vijuar me pas me rilindasit tane te shquar, Kostandin Kristoforidhi, vellezerit Abdyl, Sami dhe Naim Frasheri, themeluesin e rektorin e pare te universitetit te Turqise, Hasan Tahsini e mjaft te tjere.Me vone shquhen shkencetaret shqiptare si Aleksander Xhuvani,Refat Frasheri, Bilal Golemi, etj.Kryetari i pare i Akademise se Shkencave ka qene prof Aleks Buda, (historian) dhe ne rradhet e akademikeve renditen prof.Eqerem Cabej, Kole Popa, Petrit Radovicka, Androkli Kostallari, Stefanaq Pollo, Kole Paparisto, Odhise Paskali, Sotir Kuneshka, Fejzi Hoxha, Zija Kellici, Petrit Gace dhe Zef Kakariqi.Kryetari aktual i Akademise se Shkencave eshte prof Ylli Popa (mjek). Senati i Akademise perbehet nga 39 anetare, personalitete te shquar ne fusha te ndryshme te shkences. Ne senat jane zgjedhur akademiket Josif Adhami, Dritero Agolli, Selaudin Bekteshi, Hamit Beqja, Teki Bicoku, Tish Daija, Besim Daja, Bedri Dedja, Shaban Demiraj, Mahir Domi, Bardhyl Golemi, Andromaqi Gjergji, Skender Gjinushi, Farudin Hoxha, Ismail Kadare, Hajredin Kumbaro, Hysen Lacej, Hekuran Mara, Luan Omari, Mentor Permeti, Petraq Pilika, Ylli Popa, Bajram Preza, Kristaq Prifti, Eduard Sulstarova, Dhimiter Shuteriqi, Teki Tartari, Alfred Uci dhe Zija Xholi.Nder studimet dhe kerkimet me te shquara shkencore te viteve te fundit te kryer nga akademiket e punonjesit e tjere shkencore permenden "Historia e Shqiperise" ne 4 vellime, botime te dokumentave te trashegimise kulturore te popullit shqiptar, te zbulimeve te reja arkeologjike, korpuset popullore dhe atlasi etnografik, fjalori i gjuhes se sotme shqipe, fonetika dhe gramatika e gjuhes se sotme shqipe,fjalori drejtshkrimor, studimet etimologjike, atlasi dialektologjik, historia e letersise shqiptare, fjalori enciklopedik shqiptar, etj.Ne fushen e shkencave natyrore e teknike jane kryer mjaft studime e kerkime per hidroenergjetiken, vendburimet e naftes e gazit, perdorimin e rrezatimeve berthamore, zbatimin e metodave gjenetike, te metodave matematikore dhe informatike, vleresimin e burimeve dhe pasurive natyrore, krahas studimeve te shumta per klimen, sizmicitetin, floren e faunen e Shqiperise, etj. te sintetizuara ne Atlasin Gjeografik te Republikes se Shqiperise qe eshte duke u pergatitur. Gjithashtu, sivjet, per here te pare, Akademia e Shkencave ka statusin e saj qe garanton funksionimin e saj jopartiak, vetem mbi kritere e parime shkencore e humane, ne zbatim te Kushtetutes.
Arsimi jopublik (privat)
Arsimi jopublik privat, pas clirimit, e ka zanafillen ne vitin 1992, me hapjen e shkollave te para te ketij lloji (medresete). "Pionieri" i mirefillte i ketij lloj arsimi eshte kolegji turk "Mehmet Akif" i Shoqerise private "Gjylistan".Ky sistem u legalizua me miratimin ne Kuvend te Ligjit Nr.7952, date 21.O6.1995 "Per arsimin e mesem" ku nje vend i vecante ze dhe dispozita mbi miratimin e funksionimin e shkollave jopublike.Aktualisht ne Shqiperi funksionojne 70 institucione arsimore jopublike te tille si kopshte femijesh, shkolla 8 vjecare e te mesme, fetare e laike, qe ekzistojne ne 14 rrethe te Shqiperise.Vetem ne Tirane, metropolin shqiptar, jane hapur gjate ketyre 9 vitete e fundit 22 institucione arsimore private, kopshte dhe shkolla, si dhe medrese. Vetem gjate vitit akademik, '98-'99, shkollat jopublike u frekuentuan nga 5 400 femije dhe ne to jane te punesuar rreth 450 edukatore e mesuese, numer ky qe luhatet sipas fluksit te nxenesve.Gjithashtu, i eshte hapur "drita jeshile" edhe shkollave te larta private, miratuar nepermjet Ligjit "Per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise" me Nr 8387 dt 30.07.1998.Kohet e fundit nga instancat e larta shteterore jane bere traktativa per hapjen e nje universiteti katolik, ne bashkepunim me Seline e Shenjte te Vatikanit, si dhe te nje universiteti italian.
Arsimi dhe shkollat ne Shqiperi
Abetarja e pare e gjuhes shqipe, ajo e vitit 1844, me titull "Fort i shkurter e i perdorshem Evetar shqip", u pergatit nga personaliteti i shquar e Rilindjes Kombetare, Naum Veqilharxhi.
Hartimi dhe realizimi i kesaj abetareje e vuri Shqiperine ne rradhen e vendeve te qyteteruara, duke treguar se ky vend i vogel ka nje popull me karakteristikat e tij, me gjuhen dhe zakonet e veta dhe me nje thesar te trasheguar nga brezat.Ky program i pare kulturor-arsimor u ribotua me 1845 me titull "Fare i ri Evetar shqip per djem nismetare", me 50 faqe dhe me disa copa leximi.
Punen e Veqilharxhit e vijoi Kostandin Kristoforidhi, nje figure tjeter e shquar e Rilindjes Kombetare, i cili ne vitin 1867 botoi nje abetare gegerisht dhe nje toskerisht dhe u mesoi me to shqipen shume bashkeatdhetareve gjate udhetimeve neper Shqiperi.Epoken e re per librat shkollore dhe pergatitjen e truallit per shkollen kombetare e pergatiten figurat e njohura si Jani Vreto, Sami Frasheri, Pashko Vasa dhe Koto Hoxhi, te cilet, gjate periudhes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ne vitin 1879, botuan "Alfabetarja e gjuhes shqipe".
Me pas, rruga e hartimit te Abetares shqipe kalon nder emra te njohur, te cilet punuan me perkushtim brenda dhe jashte vendit si Luigj Gurakuqi (1905), Parashqevi Qiriazi (1906), Nikolla Lako (1906), Simon Shuteriqi (1911) etj, dhe ne vitet e mevonshme A.Xhuvani, Th.Papapano, M.Logoreci, J.Minga, duke krijuar keshtu nje tradite te mire.Punimi i mirefillte shkencor i Abetares shqipe u be pas vitit 1944, pergatitja e te cilit u vu mbi baza shkencore pedagogjike e gjuhesore. Abetaret e viteve te fundit jane perpunuar duke u mbeshtetur ne arritjet e gjuhesise dhe te pervojes se fituar nga shkolla shqiptare te shoqeruara me ilustrime, te cilat i pershtaten vecorive psikologjike te moshes dhe kerkesave gjuhesore te femijve.ZSH

Arsimi fitimprurës, jo vetëm financiarisht

Universitet privat apo publik? Shkollë të mesme të përgjithshme, apo profesionale? Të detyruar, apo me zgjedhje? Arsim bazë në grup, apo të veçuar? Tekste alternative, apo unike? Sistem modular, apo lëndor? Teori, apo praktikë? Sistem klasik, apo elementë dualë? Sasi, apo cilësi në arsim? Me të drejtë, arsimi duhet të jetë në qendër të vëmendjes që në fillim të këtij viti. Në vëmendjen politike dhe mediatike.Zhurma më e madhe që është bërë për arsimin në vitet e fundit ka të bëjë me universitetet private dhe shqetësimin e arsyeshëm për cilësinë dhe vërtetësinë e diplomave të disa prej tyre. Edhe me konfliktin e interesave të politikë-bërësve që hartojnë e miratojnë heqje-vënie taksash sipas dëshirës.
Ka pasur zhurmë e konstatime edhe për sistemin e Bolonjës. Edhe për provimet e maturës. Edhe për sistemin meritë-preferencë. Me kohë, gjithçka zbehet. Jo se ndryshojnë thelbësisht politikat arsimore, por çështjet shkojnë në nivelin teknik, dhe tek ky cak, media tërhiqet. Aty ky fillon profesionalizmi dhe pozitiviteti, interesi i medias bie. Zhduket. Derisa gjenden fshatra apo raste shkollash të izoluara, që për një vend me terrenin malor dhe mënyrën shekullore të jetesës në Shqipëri, vështirë se mund të thuhet që është faji i një qeverisje katër vjeçare apo i një tjetre që ka ndenjur tetë vjet në pushtet.
Arsimi ka shumë më tepër arsye për të qenë në qendër të vëmendjes, e madje, të rrëmbejë kreun e edicioneve e të faqeve për të gjithë ata që pretendojnë se shqetësohen për fatet sociale të këtij vendi.
Nëse kronikat televizive do të vazhdojnë të përqendrohen tek shkollat që janë larg qendrave të banuara, e tek përfitimet kolosale që kanë universitet private me degë vetëm sociale e të thjeshta për mësimdhënie e pasurim bashkë (juridik e ekonomik), atëherë informuesit do të ngelen shumë pas hapave që realisht po ndjek arsimi në vend.
Nuk duhet shumë mund për ta kuptuar se politikat arsimore në Shqipëri janë tashmë të orientuara drejt zhvillimit afatgjatë të ekonomisë së vendit. Jeta sociale e qytetarëve gjithashtu merret me kujdes parasysh në hartimin e të gjitha politikave arsimore. Me hyrjen në fuqi të MSA-së, më shumë kujdes në to i kushtohet rinisë, edhe asaj që nuk është e sigurt për arsimin. Mbështetja që vjen nga BE dhe nga donatorët e ndryshëm në arsim, përqendrohet tek nevoja për një popullsi të shkolluar, që i shërben transformimeve të ekonomisë shqiptare të mbështetura mbi dijen.
Duken si fjalë në erë, por janë realisht parime mbi të cilat Ministria e Arsimit ndërmerr sot iniciativat në këtë fushë që në mënyrë konstante, kritikohet. Por, gjërat nuk mund të ndryshojnë brenda natës. Ndryshimi fillon tek reformat dhe tek përshtatja e legjislacionit e tek hartimi i harmonizuar i politikave arsimore. Në bazë të tyre, parashikohet që çdo fëmijë të ketë akses në arsimin bazë 9-vjeçar. A është kjo e realizueshme 100%? Janë një sërë faktorësh që e pengojnë të jetë e vërtetë, por janë po kaq të shumta në numër përpjekjet që kjo të realizohet.
Si në çdo sektor tjetër, do të ishte optimizëm i çartur apo halucinacion elektoral të besoje se ndryshimet do të jenë afat-shkurtra. Prandaj edhe objektivat më të besueshëm për arsimin, mund të gjenden tek strategjitë për nivelet e ndryshme, të cilave sot mund t’iu referohemi më besueshëm se më parë.
Të gjitha ndryshimet vijnë mbi të gjitha për shkak të detyrimeve që rrjedhin nga MSA dhe janë domosdoshmëri për ecjen më tej drejt BE-së. Prandaj MASH nuk ka rrugë tjetër përveçse të synojë arritjen e objektivave për uljen në nivelin zero të braktisjes së shkollës për fëmijët e arsimit të detyruar, përfshirjen e të gjithë fëmijëve pesëvjeçarë në kopshte, ofrimin e teksteve falas për fëmijët në nevojë, ndërtimin e shkollave dhe kopshteve, plotësim të kushteve sa më të mira mësimdhënieje, ndërtimin e konvikteve në ndihmë të nxënësve të zonave të thella, rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie; thellimin e përgjegjshëm të reformës kurrikulare, (që realisht po vjen gjithnjë duke u pasuruar me elemente sociale në dobi të nxënësve), decentralizmin në arsim, dhënien e autonomisë së shkollave profesionale, shndërrimin e tyre në qendra multifunksionale, prej të cilave të përfitojnë edhe ata nxënës që e kanë braktisur të mesmen e përgjithshme, forcimin e partneriteti publik-privat në arsim, etj. Arsimi është në qendër të një sërë projektesh në të cilët bashkëpunojnë Ministria përkatëse, drejtoritë arsimore, shkollat e vendit, komunitetet e prindërve, pushteti vendor, OJQ të ndryshme, sindikatat e arsimit, organizma të huaja kontribuuese për arsimin, etj.
Synimi kryesor i të gjithëve është rritja e cilësisë në arsim. Përveç përpjekjeve kolosale në financa dhe burime njerëzore, këto ndryshime kërkojnë edhe kohën e vet, si edhe vëmendjen e duhur nga media dhe nga politika, që epiqendra e shqetësimeve të zhvendoset nga fjalët boshe, e të përqendrohet aty ku e ardhmja është ulur këmbëkryq: në arsim.
Brenda tij, rrjedha është e pandërprerë. Thjesht duhet vënë në pah se përfitimet prej arsimit nuk janë vetëm milionat e eurove që po marrin universitetet private, por mbi të gjitha, nxënës e studentë të arsimuar më cilësisht.
E që kjo të arrihet nesër, gjithçka u tha më sipër, zyrtarisht, Ministria e Arsimit po i planifikon që sot.
Dhe është fillim pozitiv ta nisësh mediatikisht 2010-ën me optimizmin që mbart arsimi.

Mirazhi i anglishtes
“Tema ka fokus dhe është shtjelluar bazuar në teoritë e duhura. Literatura është shfrytëzuar mirë dhe përdorur qartë. Por, ka shumë të dhëna sasiore, që tregojnë mungesën e përqendrimit në përzgjedhjen e të dhënave. Mendimi yt shpesh ngatërrohet me burimet e cituara dhe ka vend për më shumë origjinalitet në analizën e bërë”. – Ky është vetëm një vlerësim i përmbledhur që dëgjoja t’i bëhej sot një provimi në kuadër të studimeve pasuniversitare.
Anglishtja e pedagogut nuk të linte hapësirë të kuptoje se nga mund të ishte me origjinë. Studenti e shtjelloi, analizoi dhe mbrojti temën e tij me një anglishte gjithaq të shkëlqyer. Oponenti, një tjetër student i grupit të tij, e sfidonte tezën me një rrjedhshmëri logjike aq të ftohtë, saqë anglishtja pa asnjë gabim të dukej sikur ishte gjuha e tij amtare.
Në fakt, asnjëri prej personazheve nuk është anglez, as me origjinë nga ndonjëri prej vendet anglisht-folëse. Mbrojtja e temave të diplomës për Master Shkencor në politikat e komunikimit bëhej dje në një nga universitetet e Suedisë. Në rolin e vëzhgueses dhe pyetje-bërjes për të shtjelluar temat e paraqitura, mundohesha të hiqja një paralele mes kësaj situate dhe analogeve të saj në Shqipëri.
Pse janë të lidhura aspektet e sjella (anglishtja dhe vlerësimi)? Sepse ditë pas ditë dëgjojmë iniciativat ambicioze të kryeministrit shqiptar për ta vendosur anglishten kriter për kryerjen e studimeve master. Nga ana tjetër, ky master është kthyer tashmë i domosdoshëm edhe për mësuesit (për ata të ciklit para-universitar, se pjesa tjetër, pa asnjë dyshim supozohet që t’i ketë kualifikimet e duhura pas-universitare).
Dakord. Mësuesit me Master. Ja dhe e bënë? Ku do punojnë? Apo të bëhen të gjithë shitësa me Master? Sa studentë të diplomuar e të pashpresë ka në mësuesi? E c’kuptim kanë përrallat e Masterave, kur gjetja e punës nuk zihet kurrë as me gojë, as me mend?
Megjithatë, kualifikimi pasuniversitar duhet patjetër për botën akademike. Se edhe po u bë, vështirë që mësuesit/pedagogët shqiptarë rë jenë konstruktivë si këta që janë formuar në botë të mirëfilltë akademike. Po c’lidhje ka kjo me pjesëzën e sjellë në krye?
Masterat në Shqipëri bëhen në shqip (ka kuptim do thonë me të drejtë oponentët, por në botën e sotme të globalizmit, ku punëdhënësit më bujarë e më të arritshëm janë të huajt, ndjekja e studimeve në gjuhën ku edhe literature nuk mungon, kthehet në domosdoshmëri).
Po edhe nëse vendoset si kriter (kur do vijë ai moment), a respektohet ai nga pranuesit e Universiteteve? Nga ato private, zor do ishte të besoje se do refuzonin edhe shqipen 5, e jo më Anglishte të mbrojtur tek gjuhët e huaja në Tiranë.
Megjithatë, dyndja e studentëve nëpër universitetet private, përpos gjithë treguesve të tjerë, shfaq edhe besimin e patundur që kanë shqiptarët tek anglishtja e tyre (përderisa janë futur në Master, supozohet që e thajnë atë gjuhë).
Më ka rënë rasti dhjetëra herë të jem në ambiente studentësh masteri apo edhe doktorantësh shqiptarë në audienca ku nuk flitet shqip. Niveli i diskutimit është lule e trëndelinë ngado që ta kthesh; si nga anglishtja e çalë ( që në mbrojtjen tek gjuhët e huaja mund të jetë edhe 10), ashtu edhe në kaosin dhe paqartësinë e arsyetimit. Njerëz që nuk dalin në rrugë pa e çuar kokën deri në mes të kurrizit, ngaqë e ngrenë aq shumë sa iu kalon në kahun tjetër. Fodullë që nëpër zyra nuk lenë sekondë pa treguar sa të zgjuar, të rëndësishëm, interesantë dhe të veçantë janë. Por kur vjen rasti të artikulohen logjikshëm, rrjedhshëm e bindshëm, nuk e bëjnë dot as në shqip, e jo më në një gjuhë të huaj.
Këtu nuk flas për ata që anglishten po e studiojnë, ose ndjejnë nevojën e saj. Jo. Po flas për ata që ia kanë edhe nevojën, edhe detyrimin, e nuk bëjnë asnjë përpjekje, sepse janë shumë të bindur se më mirë se ata, nuk e flet anglishten as mbretëresha vetë. E nuk e marrin mundimin që të paktën të shkojnë në nivelin e studentëve të pranishëm në Suedi, e jo të pedagogëve e akademikëve.
Në vazhdën e mendimit, anglishtja vjen patjetër edhe më një formim ndryshe mendimi, që duket sikur ta imponon. Vlerësimet e kujdesshme, të nxjerra nga leximi me kujdes e të bëra me seriozitet, si shembulli i sjellë këtu, zor se aplikohen në sistemin tonë arsimor. Është e thjeshtë; metoda duhet zotëruar, por më parë, bartësi duhet të jetë patjetër i hapur, i aftë dhe i thjeshtë për ta transmetuar atë.
Ndër shqiptarët, thjeshtësia nuk është më virtyt. Pedagogët janë përgjithësisht arrogantë dhe sipërfaqësorë në sjellje, njëlloj si mjekët, zyrtarët apo të gjithë burokratët e çdo niveli.
Kam pasur kënaqësinë të ndjek nga afër edhe në Shqipëri leksione dhe sjellje pedagogjike të njerëzve që në jetën publike detyrohen t’i përshtaten të përgjithshmes, por vërtet rastet janë të pakta (edhe pse fatlume). Ama edhe vetë këta pedagogë të paktë në numër, e ndjejnë mungesën e kolegëve me të cilët do të ndjeheshin mirë e rehat për të shkëmbyer biseda akademike.
Më shumë se shqetësim dhe mungesë besimi tek aftësia e shqiptarëve si për studime të thelluara, ashtu edhe për gjuhë të huaja, shembulli suedez më dha shijen e hidhur të një mendimi që po kthehet në bindje: shqiptarët e kanë shkallën e vetëvlerësimit në përpjesëtim të zhdrejtë me standardin e përsosmërisë. Prandaj janë të kënaqur me anglishten e çalë, me arsyetimin pa bosht dhe me dashurinë e mbingopur për vehtet.
Më vjen shumë mirë për nxitjen që kërkohet të injektohet në Shqipëri për studimet e thelluara dhe anglishten profesionale. Ama me një krahasim të thjeshtë të niveleve ekuivalente të studimit dhe mënyra se si kryhen, vlerësohen apo përfundohen ato, më vjen jashtëzakonisht keq që shqiptarët vazhdojnë të nxiten edhe për narcizmin vrasës.
Masterat në Shqipëri prodhojnë maksimumi fodullë më kartona. Kurse arsyetimi dhe gjuha që nxiten në Suedi, i ndihmojnë studentët të analizojë së pari vetveten, kapacitetin dhe vlerën e tyre.
Prandaj studimet pasuniversitare nuk janë masivizuar dhe cilësia vazhdon të ngelet kyçi pa të cilin, nuk hapet asnjë derë arsimore në vend.
E kjo ka të bëjë më tepër me guximin që ka gjithsecili të pranojë se ku dhe sa duhet të punojë, investojë dhe studiojë për t’u bërë ai që kujton se është.

Universitet privat apo publik? Shkollë të mesme të përgjithshme, apo profesionale? Të detyruar, apo me zgjedhje? Arsim bazë në grup, apo të veçuar? Tekste alternative, apo unike? Sistem modular, apo lëndor? Teori, apo praktikë? Sistem klasik, apo elementë dualë? Sasi, apo cilësi në arsim? Me të drejtë, arsimi duhet të jetë në qendër të vëmendjes që në fillim të këtij viti. Në vëmendjen politike dhe mediatike.
Zhurma më e madhe që është bërë për arsimin në vitet e fundit ka të bëjë me universitetet private dhe shqetësimin e arsyeshëm për cilësinë dhe vërtetësinë e diplomave të disa prej tyre. Edhe me konfliktin e interesave të politikë-bërësve që hartojnë e miratojnë heqje-vënie taksash sipas dëshirës.
Ka pasur zhurmë e konstatime edhe për sistemin e Bolonjës. Edhe për provimet e maturës. Edhe për sistemin meritë-preferencë.
Me kohë, gjithçka zbehet. Jo se ndryshojnë thelbësisht politikat arsimore, por çështjet shkojnë në nivelin teknik, dhe tek ky cak, media tërhiqet. Aty ky fillon profesionalizmi dhe pozitiviteti, interesi i medias bie. Zhduket. Derisa gjenden fshatra apo raste shkollash të izoluara, që për një vend me terrenin malor dhe mënyrën shekullore të jetesës në Shqipëri, vështirë se mund të thuhet që është faji i një qeverisje katër vjeçare apo i një tjetre që ka ndenjur tetë vjet në pushtet.
Arsimi ka shumë më tepër arsye për të qenë në qendër të vëmendjes, e madje, të rrëmbejë kreun e edicioneve e të faqeve për të gjithë ata që pretendojnë se shqetësohen për fatet sociale të këtij vendi.
Nëse kronikat televizive do të vazhdojnë të përqendrohen tek shkollat që janë larg qendrave të banuara, e tek përfitimet kolosale që kanë universitet private me degë vetëm sociale e të thjeshta për mësimdhënie e pasurim bashkë (juridik e ekonomik), atëherë informuesit do të ngelen shumë pas hapave që realisht po ndjek arsimi në vend.
Nuk duhet shumë mund për ta kuptuar se politikat arsimore në Shqipëri janë tashmë të orientuara drejt zhvillimit afatgjatë të ekonomisë së vendit. Jeta sociale e qytetarëve gjithashtu merret me kujdes parasysh në hartimin e të gjitha politikave arsimore. Me hyrjen në fuqi të MSA-së, më shumë kujdes në to i kushtohet rinisë, edhe asaj që nuk është e sigurt për arsimin. Mbështetja që vjen nga BE dhe nga donatorët e ndryshëm në arsim, përqendrohet tek nevoja për një popullsi të shkolluar, që i shërben transformimeve të ekonomisë shqiptare të mbështetura mbi dijen.
Duken si fjalë në erë, por janë realisht parime mbi të cilat Ministria e Arsimit ndërmerr sot iniciativat në këtë fushë që në mënyrë konstante, kritikohet.
Por, gjërat nuk mund të ndryshojnë brenda natës. Ndryshimi fillon tek reformat dhe tek përshtatja e legjislacionit e tek hartimi i harmonizuar i politikave arsimore. Në bazë të tyre, parashikohet që çdo fëmijë të ketë akses në arsimin bazë 9-vjeçar. A është kjo e realizueshme 100%? Janë një sërë faktorësh që e pengojnë të jetë e vërtetë, por janë po kaq të shumta në numër përpjekjet që kjo të realizohet.
Si në çdo sektor tjetër, do të ishte optimizëm i çartur apo halucinacion elektoral të besoje se ndryshimet do të jenë afat-shkurtra. Prandaj edhe objektivat më të besueshëm për arsimin, mund të gjenden tek strategjitë për nivelet e ndryshme, të cilave sot mund t’iu referohemi më besueshëm se më parë.
Të gjitha ndryshimet vijnë mbi të gjitha për shkak të detyrimeve që rrjedhin nga MSA dhe janë domosdoshmëri për ecjen më tej drejt BE-së. Prandaj MASH nuk ka rrugë tjetër përveçse të synojë arritjen e objektivave për uljen në nivelin zero të braktisjes së shkollës për fëmijët e arsimit të detyruar, përfshirjen e të gjithë fëmijëve pesëvjeçarë në kopshte, ofrimin e teksteve falas për fëmijët në nevojë, ndërtimin e shkollave dhe kopshteve, plotësim të kushteve sa më të mira mësimdhënieje, ndërtimin e konvikteve në ndihmë të nxënësve të zonave të thella, rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie; thellimin e përgjegjshëm të reformës kurrikulare, (që realisht po vjen gjithnjë duke u pasuruar me elemente sociale në dobi të nxënësve), decentralizmin në arsim, dhënien e autonomisë së shkollave profesionale, shndërrimin e tyre në qendra multifunksionale, prej të cilave të përfitojnë edhe ata nxënës që e kanë braktisur të mesmen e përgjithshme, forcimin e partneriteti publik-privat në arsim, etj.
Arsimi është në qendër të një sërë projektesh në të cilët bashkëpunojnë Ministria përkatëse, drejtoritë arsimore, shkollat e vendit, komunitetet e prindërve, pushteti vendor, OJQ të ndryshme, sindikatat e arsimit, organizma të huaja kontribuuese për arsimin, etj.
Synimi kryesor i të gjithëve është rritja e cilësisë në arsim. Përveç përpjekjeve kolosale në financa dhe burime njerëzore, këto ndryshime kërkojnë edhe kohën e vet, si edhe vëmendjen e duhur nga media dhe nga politika, që epiqendra e shqetësimeve të zhvendoset nga fjalët boshe, e të përqendrohet aty ku e ardhmja është ulur këmbëkryq: në arsim.
Brenda tij, rrjedha është e pandërprerë. Thjesht duhet vënë në pah se përfitimet prej arsimit nuk janë vetëm milionat e eurove që po marrin universitetet private, por mbi të gjitha, nxënës e studentë të arsimuar më cilësisht.
E që kjo të arrihet nesër, gjithçka u tha më sipër, zyrtarisht, Ministria e Arsimit po i planifikon që sot.
Dhe është fillim pozitiv ta nisësh mediatikisht 2010-ën me optimizmin që mbart arsimi.
Zhurma më e madhe që është bërë për arsimin në vitet e fundit ka të bëjë me universitetet private dhe shqetësimin e arsyeshëm për cilësinë dhe vërtetësinë e diplomave të disa prej tyre. Edhe me konfliktin e interesave të politikë-bërësve që hartojnë e miratojnë heqje-vënie taksash sipas dëshirës.
Ka pasur zhurmë e konstatime edhe për sistemin e Bolonjës. Edhe për provimet e maturës. Edhe për sistemin meritë-preferencë.
Me kohë, gjithçka zbehet. Jo se ndryshojnë thelbësisht politikat arsimore, por çështjet shkojnë në nivelin teknik, dhe tek ky cak, media tërhiqet. Aty ky fillon profesionalizmi dhe pozitiviteti, interesi i medias bie. Zhduket. Derisa gjenden fshatra apo raste shkollash të izoluara, që për një vend me terrenin malor dhe mënyrën shekullore të jetesës në Shqipëri, vështirë se mund të thuhet që është faji i një qeverisje katër vjeçare apo i një tjetre që ka ndenjur tetë vjet në pushtet.
Arsimi ka shumë më tepër arsye për të qenë në qendër të vëmendjes, e madje, të rrëmbejë kreun e edicioneve e të faqeve për të gjithë ata që pretendojnë se shqetësohen për fatet sociale të këtij vendi.
Nëse kronikat televizive do të vazhdojnë të përqendrohen tek shkollat që janë larg qendrave të banuara, e tek përfitimet kolosale që kanë universitet private me degë vetëm sociale e të thjeshta për mësimdhënie e pasurim bashkë (juridik e ekonomik), atëherë informuesit do të ngelen shumë pas hapave që realisht po ndjek arsimi në vend.
Nuk duhet shumë mund për ta kuptuar se politikat arsimore në Shqipëri janë tashmë të orientuara drejt zhvillimit afatgjatë të ekonomisë së vendit. Jeta sociale e qytetarëve gjithashtu merret me kujdes parasysh në hartimin e të gjitha politikave arsimore. Me hyrjen në fuqi të MSA-së, më shumë kujdes në to i kushtohet rinisë, edhe asaj që nuk është e sigurt për arsimin. Mbështetja që vjen nga BE dhe nga donatorët e ndryshëm në arsim, përqendrohet tek nevoja për një popullsi të shkolluar, që i shërben transformimeve të ekonomisë shqiptare të mbështetura mbi dijen.
Duken si fjalë në erë, por janë realisht parime mbi të cilat Ministria e Arsimit ndërmerr sot iniciativat në këtë fushë që në mënyrë konstante, kritikohet.
Por, gjërat nuk mund të ndryshojnë brenda natës. Ndryshimi fillon tek reformat dhe tek përshtatja e legjislacionit e tek hartimi i harmonizuar i politikave arsimore. Në bazë të tyre, parashikohet që çdo fëmijë të ketë akses në arsimin bazë 9-vjeçar. A është kjo e realizueshme 100%? Janë një sërë faktorësh që e pengojnë të jetë e vërtetë, por janë po kaq të shumta në numër përpjekjet që kjo të realizohet.
Si në çdo sektor tjetër, do të ishte optimizëm i çartur apo halucinacion elektoral të besoje se ndryshimet do të jenë afat-shkurtra. Prandaj edhe objektivat më të besueshëm për arsimin, mund të gjenden tek strategjitë për nivelet e ndryshme, të cilave sot mund t’iu referohemi më besueshëm se më parë.
Të gjitha ndryshimet vijnë mbi të gjitha për shkak të detyrimeve që rrjedhin nga MSA dhe janë domosdoshmëri për ecjen më tej drejt BE-së. Prandaj MASH nuk ka rrugë tjetër përveçse të synojë arritjen e objektivave për uljen në nivelin zero të braktisjes së shkollës për fëmijët e arsimit të detyruar, përfshirjen e të gjithë fëmijëve pesëvjeçarë në kopshte, ofrimin e teksteve falas për fëmijët në nevojë, ndërtimin e shkollave dhe kopshteve, plotësim të kushteve sa më të mira mësimdhënieje, ndërtimin e konvikteve në ndihmë të nxënësve të zonave të thella, rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie; thellimin e përgjegjshëm të reformës kurrikulare, (që realisht po vjen gjithnjë duke u pasuruar me elemente sociale në dobi të nxënësve), decentralizmin në arsim, dhënien e autonomisë së shkollave profesionale, shndërrimin e tyre në qendra multifunksionale, prej të cilave të përfitojnë edhe ata nxënës që e kanë braktisur të mesmen e përgjithshme, forcimin e partneriteti publik-privat në arsim, etj.
Arsimi është në qendër të një sërë projektesh në të cilët bashkëpunojnë Ministria përkatëse, drejtoritë arsimore, shkollat e vendit, komunitetet e prindërve, pushteti vendor, OJQ të ndryshme, sindikatat e arsimit, organizma të huaja kontribuuese për arsimin, etj.
Synimi kryesor i të gjithëve është rritja e cilësisë në arsim. Përveç përpjekjeve kolosale në financa dhe burime njerëzore, këto ndryshime kërkojnë edhe kohën e vet, si edhe vëmendjen e duhur nga media dhe nga politika, që epiqendra e shqetësimeve të zhvendoset nga fjalët boshe, e të përqendrohet aty ku e ardhmja është ulur këmbëkryq: në arsim.
Brenda tij, rrjedha është e pandërprerë. Thjesht duhet vënë në pah se përfitimet prej arsimit nuk janë vetëm milionat e eurove që po marrin universitetet private, por mbi të gjitha, nxënës e studentë të arsimuar më cilësisht.
E që kjo të arrihet nesër, gjithçka u tha më sipër, zyrtarisht, Ministria e Arsimit po i planifikon që sot.
Dhe është fillim pozitiv ta nisësh mediatikisht 2010-ën me optimizmin që mbart arsimi.
Gratë qajnë 16 muaj të jetës
[b]Nuk çudit fakti se grave iu pëlqen të qajnë, e tezën për gjininë e përlotur e konfirmoi edhe studimi i ri, sipas të cilit një grua mesatare i kalon 1 vit e 4 muaj të jetës duke qarë.[/b]
Gjatë tri vjetëve të para të jetës qajnë tri orë në ditë sepse duket të ndërrohen, ushqehen apo argëtohen. Në moshë prej 1 deri në 3 vjet vajzat qajnë mesatarisht 2 orë dhe 2 minuta në ditë, e arsyet kryesore janë lodhja dhe fjalët e tepërta të prindërve.
Mosha e adoleshencës gjithashtu e ka fazën e famshme të lotëve, e mesatarja në javë është 2 orë e 13 minuta. Për këtë më përgjegjësit janë hormonet, grindjet me mike, dënimet e prindërve dhe ndarjet nga të dashurit.
Pas moshës 19-vjeçare, gruaja qanë mesatarisht 2 orë dhe 14 minuta në javë, e që lotët të rrjedhin mjafton të shikojnë në film të prekshëm. Pas moshës 25-vjeçare arsyet kryesore për të qarë janë ndarjet nga miqtë, lodhjet dhe lajmet e këqija. Kur të gjitha llogariten, bie se gratë që nga lindja deri në moshën 78-vjeçare mesatarisht qajnë 12.000 orë.
Ky studim u krye me 3000 gra, e rezultatet treguan se arsyet për të qarë ndryshojnë varësisht na periudhat e caktuara të jetës.
[b]5 arsye kryesore nga lindja deri në 1vjet[/b]
Uria, lodhja, mënyra e vetme e komunikimit, ndjenja e papërshtatshme shkaku i pelenave të lagura, sëmundjet
5 arsye kryesore nga mosha 1-3-vjeçare
Lëndimet, lodhja, rëniet, dëshira për diçka, tërheqja e vëmendjes shkaku i sjelljeve të këqija
[b]5 arsyet kryesore nga mosha 4-12-vjeçare[/b]
tërheqja e vëmendjes shkaku i sjelljeve të këqija, lëndimet, lodhja, sëmundjet, grindjet me miq
[b]5 arsye kryesore nga mosha 13-18-vjeçare[/b]
Hormonet, grindjet me prindër, ndarjet nga të dashurit, dënimet, sjelljet e këqija të njerëzve tjerë
[b]5 arsye kryesore nga mosha 19- 25-vjeçare[/b]
Filmat e prekshëm, ndarjet nga të dashurit, humbja e personit të dashur, pavendosmëria rreth lidhjes së gjatë, shtatzënia
[b]5 arsye kryesore pas moshës 25-vjeçare[/b]
Filmat e prekshëm, ndarja nga partneri, humbja e personit të dashur, lodhja, lajmet e këqija për dikë tjetër

Gjen automjetin “e vjedhur” në garazhin e fqinjit
[b]Një automjet i markës Audi i raportuar si i vjedhur nga një grua gjermane para dy vitesh ka dalë në sipërfaqe, në garazhin e fqinjit nën një shtresë të trashë të pluhurit.[/b]

Policia ka thënë të enjten se gruaja 82-vjeçare nga qyteti verior gjerman Hildesheim e kishte dërguar automjetin e saj për ta rregulluar para dy vitesh dhe kishte kërkuar nga mekaniku që ta vozis prapa dhe ta parkojë para garazhit të saj.
Ajo kishte pranuar çelësat dhe letrat në kutinë e saj postare, por kur kishte dalë të marrë automjetin nuk e kishte gjetur askund. Prandaj, ajo e kishte raportuar si të vjedhur.
Por, të mërkurën fqinji i saj kishte dalë për të pastruar garazhin e tij të papërdorur në mënyrë që ta jep me qira. Ai e gjeti automjetin nën “një shtresë prej një centimetri pluhur”.
Policisë nuk iu desh shumë kohë për ta kuptuar se mekaniku e kishte parkuar gabimisht në garazhin e gabuar.

Greqia shitet për një euro
[b]Një gjermanit i lindi një ide shumë interesante, në vorbullën e problemeve me të cilat po ballafaqohet Greqia dhe zyrtarët e saj kohët e fundit.[/b]
[center]
[/center]
Në faqen e popullarizuar për blerje në internet, “eBay”, ai publikoi një shpallje në të cilën ofron këtë shtet në shitje për vetëm një euro. Blerësve të mundshëm ua tërhoqi vërejtjen se bëhet fjalë për “një shtet të bankrotuar të brishtë dhe që mund të digjet lehtë”.
Pasi më “nuk sjell fitime” ai vendosi ta shesë, dhe atë nëpërmjet “eBay”. Ai mendoi edhe për komplikimet eventuale dhe shkroi edhe këto fjalë: “Në rast se blerësi nuk mund t’i paketojë të gjithë artikujt në një vend, në shkëmbim të Spanjës dhe Portugalisë atij i dhurohen edhe 200 gramë djathë deleje”.
Në fund ai shtoi se shet edhe Frankfurt am Main, i cili ka një ofertues për një euro, për dallim nga Greqia e cila ende nuk ka asnjë ofertues.