Pages

.

wWw.ForumiJone.Net

wWw.ForumiJone.Net


Fiton cmimin Nobel te paqes, por ndodhet ne burg

Posted: 15 Dec 2010 04:58 AM PST

Në kryeqytetin e Norvegjisë Oslo u nderua në mungesë me çmimin "Nobel të Paqes" aktivisti kinez për të drejtat e njeriut, Liu Xiaobo.. Mungesa e 54-vjeçarit u simbolizua në ceremoni me një karrige bosh, pasi që autoritetet kineze penguan ardhjen edhe të bashkëshortes së tij, Lia Xia, dhe të...

Per me shume vizitoni http://forumijone.Net

“Brussel Leaks”, sajti i ri që do të nxjerrë të palarat e BE

Posted: 15 Dec 2010 04:52 AM PST

Bashkon gazetarë, ish-punonjës të BE-së, specialistë të marrëdhënieve me publikun Një grup i vetëfinancuar nga ish-zyrtarë të Bashkimit Europian dhe të shoqatave të ndryshme, gazetarë dhe punonjës të sektorit të marrëdhënieve me publikun me bazë në Belgjikë, kanë ngritur një version europian...

Per me shume vizitoni http://forumijone.Net

Lëvizja pa viza, Greqia kthen dhjetëra shqiptarë

Posted: 15 Dec 2010 03:44 AM PST

Entuziazmi për lëvizjen e lirë drejt të afërmve është prerë në mes për ata shqiptarë që janë kthyer mbrapsht në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Sipas të dhënave nga kjo pikë doganore, deri në orët e paradites të ditës së sotme kanë kaluar rreth 25 vetë me pasaporta biometrike, ndërkohë që...

Per me shume vizitoni http://forumijone.Net

Disa ndodhi ta pazakonta

Posted: 15 Dec 2010 03:04 AM PST

28 VITE I FSHEHUR PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE Shoichi Yokoi ishte një ushtar i ushtrisë perandorake japoneze më 1941-n dhe u dërgua në Guam menjëherë pas atij viti. Në vitin 1944, forcat amerikane ripushtuan ishullin dhe Yokoi u fsheh. Në janar të vitit 1972, ai u zbulua në një pjesë të largët të...

Per me shume vizitoni http://forumijone.Net

Njeriu me kokë peshku

Posted: 15 Dec 2010 02:52 AM PST

Kjo mund të duket e pabesushme, por në fakt është vetëm një foto mahnitëse e një zhytësi me kokë peshku. Iluzion optik u shkaktua kur një peshk notonte para një zhytësi në ujërat tropikale të Tajlandës.Nick Kelly (29) nga Los Angeles, ka kapur këtë moment një në një milionë. Ai tha: "Po...

Per me shume vizitoni http://forumijone.Net

Polakët e “mërzitur” bëjnë dordolecin 10 metra të lartë

Posted: 15 Dec 2010 02:46 AM PST

Një grup i polakëve të mërzitur për gjashtë ditë nga disa tonë borë kanë arritur të krijojnë dordolecin 10 metra të lartë. Dordolecin është bërë në afërsi të vendit Trzebnica në jugperëndim të Polonisë, duke e quajtur Milocinek. Një fuçi të madhe e përdorën për sheshir, ndërsa konin e...

Per me shume vizitoni http://forumijone.Net

Më të mirët e Botërorit

Posted: 15 Dec 2010 02:43 AM PST

Diego Forlan, Thomas Muller dhe Iker Casillas morën në Gjermani respektivisht çmimet "Topi i Artë", "Këpuca e Artë" dhe "Doreza e Artë", të cilat i jepen lojtarit më të mirë, golashënuesit më të mirë dhe portierit që ka pësuar më pak gola në botërorin "Afrika e Jugut 2010". Ceremonia e dhënies së...

Per me shume vizitoni http://forumijone.Net

Pas The Guardian, edhe BBC akuzon Thaçin si trafikant

Posted: 15 Dec 2010 01:12 AM PST

Pas publikimit fillestar në gazetën The Guardian, edhe BBC shkruan se ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi rëndojnë "akuza serioze" në raportin e Këshillit të Evropës, raport ky që pritet të botohet ditën e enjte. BBC, në edicionin online të saj shkruan se është vënë në zotërim të...

Per me shume vizitoni http://forumijone.Net

Basha niset drejt Brukselit me një grup të rinjsh

Posted: 15 Dec 2010 01:11 AM PST

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, nisi sot një udhëtim simbolik pa viza drejt hapësirës Shengen. Basha u nis drejt Brukselit me një grup të rinjsh të pajisur me pasaporta biometrike. Ministri u shpreh se dita e sotme është historike për të gjithë qytetarët shqiptarë. Edhe...

Per me shume vizitoni http://forumijone.Net

Shqipëria prej sot pa viza

Posted: 15 Dec 2010 12:56 AM PST

Nga sot shtetasit e Shqipërisë janë të lirë të udhëtojnë pa viza në 25 shtete anëtare të Bashkimit Europian si dhe në 3 shtetet e tjera jo anëtare të saj, pjesë e zonës Shengen, si Zvicra, Islanda dhe Norvegjia. Hyrja në fuqi e vendimit të Bashkimit Europian, për liberalizimin e vizave për...

Per me shume vizitoni http://forumijone.Net

Njeriu Prej Bore :)

Posted: 15 Dec 2010 12:33 AM PST



Per me shume vizitoni http://forumijone.Net

Ja pse shqiptarët pinë kafe me sheqer

Posted: 14 Dec 2010 11:56 PM PST

Pyetja e shumë personave se pse shumë shqiptarë e pinë kafen me sheqer herët në mëngjes, tashmë ka një përgjigje me bazë shkencore. Shkencëtarët spanjollë bëjnë të ditur se një kafe me sheqer është pija më e mire në përgatitjen e trurit, për një ditë të zënë me punë. "Daily Mail" bën të...

Per me shume vizitoni http://forumijone.Net

Lirohet nga paraburgimi Julian Asange

Posted: 14 Dec 2010 11:20 PM PST

Gjykata Londineze vendosi për lirimin e themeluesit të vikiliks (wikileaks), Julian Asanzh, por në kushte të caktuara, thotë Alex i BBC-së. Asanzh është akuzuar për sulm seksual mbi dy femra në Suedi dhe është duke luftuar ekstradimin nga Britania e Madhe. Javën e kaluar, gjykata e...

Per me shume vizitoni http://forumijone.Net

Shembet kufiri! Te parët pa viza për në

Posted: 14 Dec 2010 11:09 PM PST

Në doganën e Kakavijës në Gjirokastër, janë regjistruar shtetasit e parë shqiptarë të cilët kanë udhëtuar vetëm me pasaportë biometrike për në Greqi. Sipas korespondentes së Top Channel nga dogana jugore e vendit, Kristina Fidhi, dy shqiptarë nga Lezha kanë kaluar traun kufitar pa asnjë problem...

Per me shume vizitoni http://forumijone.Net

Lajmet Me Te Fundit Ne wWw.ForumiJone.Net

Lajmet Me Te Fundit Ne wWw.ForumiJone.Net


Polakët e “mërzitur” bëjnë dordolecin 10 metra të lartë

Posted: 15 Dec 2010 02:46 AM PST

Një grup i polakëve të mërzitur për gjashtë ditë nga disa tonë borë kanë arritur të krijojnë dordolecin 10 metra të lartë. Dordolecin është bërë në afërsi të vendit Trzebnica në jugperëndim të Polonisë, duke e quajtur Milocinek. Një fuçi të madhe e përdorën për sheshir, ndërsa konin e trafikut për fundë. Miloceniki është përfunduar të premten, ndërsa mediet polake spekulojnë se me siguri ky është dordoleci më i madh që është bërë ndonjëherë në Poloni, por edhe në botë, shkruan Daily ...

Në sytë e Mona Lizës gjenden numra dhe shkronja

Posted: 13 Dec 2010 11:30 PM PST

Të gjithë ata që e shohin pikturën e Mona Lizës zakonisht përqendrohen në buzëqeshjen e saj enigmatike. Kjo vepër artistike e Leonardo Da Vinçit është sërish në qendër të vëmendjes, pasi ekspertët bënë një zbulim të ri. Ekspertët me ndihmën e teknikës së zmadhimit në bebëzat e syrit të Mona Lizës kanë zbuluar shkronja dhe numra. Sipas tyre, numrat dhe shkronjat që mezi shihen paraqesin Kodin e vërtetë të Da Vinçit. Ky zbulim bie ndesh me përmbajtjen e librit të Dan Brownit në të cilin ...

Lenia e cigares te ben te lumtur

Posted: 12 Dec 2010 08:23 AM PST

Te gjithe e dime se lenia e cigares eshte ne dobi te trupit. Por, mjeket dhe shkencetaret nuk ishin te sigurt rreth ndikimit qe shkakton lenia e cigares ne lumturine e personave. Ne pergjithesi, cigarja preferohet per te pakesuar depresionin dhe merzine. Sipas nje studimi te koheve te fundit, vihet re se personat, te cilet vendosin te lene cigaren, jane shume me te lumtur pasi e lene ate. Nje grup shkencetaresh nga Universiteti i Kalifornise se Jugut zhvilluan nje studim mbi nje grup te ...

Edhe pensionistët njihen dhe martohen përmes Facebook-ut

Posted: 12 Dec 2010 07:28 AM PST

Barbara Moore 77 vjeçare dhe Laurence Brocklesby 82 vjeçar, janë njohur përmes Facebook-ut, janë dashuruar dhe vendosën të kalojnë pjesën e mbetur të jetës së bashku. Barbara ka hapur profilin e saj në Facebook pas vdekjes së burrit, për të komunikuar më lehtë me anëtarët e rinj të familjes, derisa Laurence interesohej për Facebook në kërkim të pemës së familjes së tij. Çifti ndoshta kurrë nuk do të njihej, nëse Laurence nuk do ta lëndonte dorën, derisa ishte i vetëm në shtëpi. Menjëherë ...

Kaos në Jordani, 250 të lënduar në stadium (Video)

Posted: 11 Dec 2010 02:00 PM PST

Autoritetet lokale në Amman njoftuan për së paku 250 persona të plagosur, në mesin e të cilëve edhe 25 policë, pas ndeshjes derbi ndërmjet Faisalija dhe Widhat. Para ndeshjes palët ishin marrë vesh që fansat vizitorë të dilnin të parët nga stadiumi, por gjërat u përkeqësuan dhe intervenoi policia. Si pasojë, fansat u shtypën njëri mbi tjetrin, dhe u përplasen për rrethojën aty afër, raporton indeks. Shumica e e të lënduarve ishin të ekipit Wihdat, që përkrahet nga palestinezët/ Wihdat e fitoi ...

Facebook refuzon ofertën Microsoft: Nuk shitet

Posted: 11 Dec 2010 09:33 AM PST

SHBA- Facebook refuzon ofertën e gjigandit Microsoft për të blerë rrjetin më të famshëm social. Kompania Microsoft ka konfirmuar se ka tentuar të blejë Facebook-un, për një çmim prej 15 miliardë dollarësh. Duke folur për panelin e quajtur, "How to get acquired" gjatë konferencës Le Ëeb në Paris, drejtori i Microsoft për Strategji dhe Përvetësime, Fritz Lanman, i është përgjigjur pyetjes së moderatorit, duke thënë "Po, ne kemi tentuar ta përvetësojmë Facebook-un. Ne dhe Facebook ...

Studentët varrosën për së gjalli?!

Posted: 11 Dec 2010 07:54 AM PST

Studentët e Mjekësisë në Tajvan janë duke u varrosur të gjallë në arkivole – për t'i ndihmuar atyre që të vlerësojnë jetën më mirë. Adoleshentët në Rende Medical College janë duke marrë mësime të pazakonta ku tutorët e tyre thonë se duhet të ju japim atyre një pasqyrë për vdekjen. Studentët duhet ta shkruajnë një testament dhe gjërat tjera që duhet lënë para vdekjes , në mënyrë që vdekja të bëhet sa më e vërtet. Profesor Qiu Daneng shpjegoi: "Edhe pse kjo vdekje është vetëm 10 minuta, ...

Gruaja e detyron burrin të jetojë me qenin

Posted: 11 Dec 2010 07:51 AM PST

Rumuni i dehur, Vlad Popescu (48), ka paditur gruan e tij, pasi e përzuri nga shtëpia, duke e detyruar të jetojë në koliben në kopsht me familjen e qenit. Gruaja e tij e irrituar e largoi nga shtëpia në qarkun Dambovita në Rumani, pasi i erdhi në majë të hundës dehja e tij. Madje nuk e lejonte as të hynte në banjë. "E zgjerova koliben dhe i mbusha muret që të mbrohesha nga i ftohti çdo natë, pasi ajo dëshironte të më mbyste", tha Popescu, shkruan "Metro". Por, gruaja e tij Maria ...

10 shtete me te vogla te botes

Posted: 10 Dec 2010 03:58 AM PST

Duket se me zhvillimin e njerëzimit transformohet dhe nevojën për autonomi dhe pavarësi, ndërsa numri i shteteve të njohura të pavarura të botës është në rritje. Fillim të shekullit të 19 ka qenë një total prej 90 vendeve, ndërsa numri sot është 203 Disa nga udhëheqësit e sotëm në sipërfaqe dhe numrin e banorëve janë edhe më të vogla se qyteti mesatar. Ju paraqesim me te vegjelit prej tyre. 1 Qyteti i Vatikanit Me një sipërfaqe prej 0,4 km2 dhe 770 banorë, Vatikani është vendi me i ...

Nuse nga konteneri i mbeturinave

Posted: 09 Dec 2010 12:41 AM PST

Nusja Noreen Quin nga Swindoni ka pasur nje ide shume origjinale dhe njekohesisht të çuditshme per dasmen e saj. Ajo arriti në dasmën e saj në një kontenier me të cilin transportohen mbeturinat. Kontejneri ishte huazuar burri i saj i ardhshëm, Nick Kearns, i cili e shndërroi kontenierin e mbeturinave në një karrocë shkëlqyese, të cilën në vend të kuajve e tërhiqte një kamion 18 tonelatash. Nick është pronar i firmës për huazimin e kontenierit, në të cilin punon së bashku me nusen dhe ...

Lokalet japin pije falas per Krishtlindje

Posted: 08 Dec 2010 11:38 PM PST

Londer, 1 dhjetor – Mbi 8 000 lokale ne Britanine e Madhe ne bashkepunim me Coca Cola-n do t'i ofrojne pije falas mysafireve te tyre, ne kuader te fushates per zvogelimin e konsumuesve te alkoolit ne rruge. Ministri pergjegjes per sigurine e rrugeve, Mike Penning, ka thene se ne kuader te fushates se lartpermendur, cdo kalimtar me nje pije te blere do te marre edhe nje falas. Vitin e kaluar ne Britanine e Madhe, ne aksidentet gjate Krishtlindjeve te shkaktuara nga kalimtaret e dehur ...

Greqia, vendi me dembel i BE-se

Posted: 08 Dec 2010 11:35 PM PST

Ne krye te listes se banoreve me dembele te Bashkimit Evropian gjenden greket dhe bullgaret te ndjekur nga italianet dhe portugezet qe ndajne vendin e trete. Lajmin e ka botuar agjencia italiane e lajmeve Ansa. Hulumtimi i kryer nga Eurobarometer deshmon se, se paku 15 shtete te BE-se "me shume se 50 per qind e te anketuarve nuk kane bere kurre stervitje, apo aktivitet te vaket fizik". Ne top listen e vendeve me dembeli me te theksuar, ku te anketuarit ne pyetjen nese merren me sport ...

Ha qëllimisht xham në restorant, padit për ushqimin

Posted: 08 Dec 2010 04:32 AM PST

Një çift në Boston pranoi se ka mbledhur me qindra mijëra dollarë pagesa, pasi kanë ngrënë qëllimisht xham në restorante, hotele dhe ushqimore, duke i paditur më pas. Ronald Evano, 49-vjeçar u shpall fajtor për 20 krime, komplot, mashtrim, përgjim, grabitje të identitetit, për shkak të pohimeve të rreme në lidhje me identitetin që i ka dhënë Sigurimeve Shoqërore. Evano dhe gruaja, Mary, kanë marrë më shumë se 200 mijë dollarë nga restorantet dhe janë në borxh me 100 mijë dollarë me spitalet ...

Çifti kinez kërkon ta quaj vajzën "@"

Posted: 08 Dec 2010 04:30 AM PST

Një çifti kinez po bën të pamundurën që vajzën ta thërrasë "@", ose më mirë "et", sipas simbolit të adresës së postës elektronike. Prindërit e rinj thonë se ky simbol i bën jehonë dashurisë së tyre për fëmijën. Emri i pazakontë ka kuptim të veçantë, veçanërisht në gjuhën kineze, e cila nuk ka alfabet por përdor dhjetëra mijëra karaktere për të prezantuar fjalët. "E gjithë bota e përdor për të shkruar "e-mail", dhe e përkthyer në gjuhën kineze do të thotë "duaje", shpjegon babai. Ata ...

Qerpikë për veturën tuaj!

Posted: 08 Dec 2010 04:25 AM PST

Nga Carlashes, vijnë produktet më të reja dhe më tërheqëse për makinën tuaj. Pajisjet e këtilla janë krijuar posaçërisht për vajzat, me qëllim që veturat e... ... tyre të kenë një prekje të bukur femërore. Carlashes shiten nga Turbo Style Products, një kompani e re që u formua në janar të vitit 2010 dhe misioni i kësaj kompanie është që të kryesojë tregun e produkteve femrore për makina.

Endrrat dhe llojet e tyre

Posted: 06 Dec 2010 02:00 AM PST

Njeriu së bashku me disa gjitarë të zhvilluar ka privilegjin e cuditshëm, e të qënit banor i dy botëve. Shijon në cdo ditë, ndryshimin e dy llojeve të ndryshme eksperiencash – kur është zgjuar dhe kur është në gjumë, ose ipar dhe onar, ashtu sikurse i quanin grekët e lashtë këto dy gjëndje, ku secila ka logjikën dhe kufinjtë e saj, dhe nuk ekziston asnjë arsye që të konsiderohet njëra botë më e rëndësishme nga tjetra. Pavarësisht se bota e vigjilencës ka disa avantazhe palëvizshmërie dhe ...

Një pajisje që zbulon shenjat e dashurisë

Posted: 06 Dec 2010 01:50 AM PST

Me afrimin e ditës së Shën Valentinit, shumë njerëz janë vënë në kërkim të dashurisë së vërtetë. Por të gjesh partnerin e përshtatshëm nuk është diçka e lehtë. Pikërisht për gjetjen e partnerit ideal, në Izarel kanë zbuluar një mjet të quajtur "Zbuluesi, apo Detektori i dashurisë". Në një bar në qendër të Tel Avit njerëzit takohen, në përpjekje për të gjetur partnerin e përshtatshëm brenda disa minutash. Por si mund të zbulosh në se ke gjetur pikërisht personin e veçantë për ty? Dhe ...

Hipokondriaket e internetit

Posted: 05 Dec 2010 09:58 AM PST

Simptomat virtuale të të sëmurëve imagjinarë, Doktor Interneti të pret gjithmonë. Sa herë që dëshirojmë, ai është gati të na japë përgjigjet e pyetjeve që na mundojnë. Mbi të gjitha, për çdo lloj argumenti të tipit mjekësor: nga tumoret te krizat e panikut, nga dietat për t'u dobësuar e deri te sëmundje më të rralla. Sajte, cacte, forume, bloge të ofrojnë sot një informacion pa kufi për patologjitë e zakonshme dhe jo vetëm. Por, sipas specialistëve, kjo tendencë është "parajsa" e ...

Rreth gjysma e njerëzve ëndërrojnë me sy hapur

Posted: 05 Dec 2010 09:54 AM PST

Rreth gjysma e njerëzve, kalojnë pjesën më të madhe të ditës duke menduar diçka tjetër në raport me atë që janë duke bërë, ka zbuluar një studim amerikan i bërë me anë të iPhone-it. Pjesëmarrësit në studim janë përgjigjur në pyetjet se çka bëjnë, a mendojnë për diçka tjetër, apo rreth asaj që janë duke bërë, si dhe sa janë të lumtur, ku disa janë përgjigjur në pyetje edhe derisa kanë qenë duke bërë seks . Pas mbledhjes të gati 250.000 deklaratave, ekspertët nga Harvardi kanë konstatuar ...

Regjistruesi i ëndrrave

Posted: 28 Oct 2010 11:11 PM PDT

Për shekuj me radhë njerëzimi është përpjekur të japë një shpjegim për ëndrrat, shpjegime këto që zanafillat e para i gjejmë që në Egjiptin e Lashtë, ku ëndrrat cilësoheshin si mesazhe nga Zoti. Por regjistrimi i ëndrrave mund të bëhet realitet. Të paktën këtë pretendojnë një grup studiuesish amerikanë të cilët kanë publikuar hulumtimin e tyre në revistën "Nature". Shkencëtarët shprehen se kanë arritur të ndërtojnë një sistem elektronik të aftë për të perceptuar dhe për të regjistruar ...

Rregullat shkencore te joshjes.

Posted: 27 Oct 2010 08:25 AM PDT

Përse disa njerëz janë shumë më joshës dhe simpatikë krahasuar me disa të tjerë? Sipas një studimi të fundit, pamja e bukur dhe karizma vendosen para se ne të vijmë në jetë. Njerëzit e bukur dhe tërheqës kanë gjithçka. Kur janë foshnja marrin gjithë komplimentet dhe vëmendjen e prindërve dhe familjarëve. Gjatë viteve të shkollës janë shumë popullorë dhe në qendër të vëmendjes dhe kanë më pak shanse se të tjerët që të lihen mënjanë. Dhe kur rriten kanë më shumë partnerë seksualë dhe kanë ...

Kinë, tenton të vetvritet, e hedhin nga ura se bllokoi trafi

Posted: 27 Oct 2010 08:23 AM PDT

Ndodh edhe kështu! Një kalimtar i inatosur hodhi nga ura një person i cili duke kërcënuar se do të vriste veten bllokoi trafikun për plot 5 orë. Lajmin e bëri të ditur media kineze e cila sqaroi se ushtari në pension Lai Jiansheng, 66, theu kordonin e policisë dhe arriti ti shtrëngonte dorën Chen Fuchao para se ta shtynte poshtë nga ura. Për median lokale Lai deklaroi se e shtyu me vetëdije të plotë Chen Fuchaon pasi mendon se njërez si ai janë shumë egoistë dhe veprimet e tyre shkelin ...

“Twitter” VS “Facebook”, lufta brenda rrjetit

Posted: 27 Oct 2010 08:21 AM PDT

Konkurron "Facebook" dhe është i preferuari i Presidentit amerikanËshtë i preferuari i Barak Obamës, po ashtu edhe Britni Spiërsit. I pari e përdori shumë për fushatën elektorale, ndërsa këngëtarja e ka përdorur për të folur për preferencat dhe paparacët. Të dy kanë folur shkurt dhe qartë: jo më shumë se 140 karaktere. Mesazhet e tyre kanë kaluar përmes platformës "Twitter", ku gjithçka vërtitet rreth pyetjes: "Çfarë je duke bërë tani", që mund t'i përgjigjesh me sms, mesazhe të menjëhershme ...

E-book, e ardhmja librat për fëmijë

Posted: 25 Oct 2010 11:32 PM PDT

Fëmijë që ngjyrosin librat e ilustruar, lexojnë ose dëgjojnë histori mbi një dërrasë të zezë elektronike. Kjo është e ardhmja që i përket "Barnes & Noble", e cila për t'u rritur në tregun e "e-book"-ve synon një target që është marrë shumë pak në konsideratë: të vegjlit. Sipas "Wall Street Journal", kompania amerikane e librarive është gati të hedh në treg një koleksion digjital (12 mijë tituj) i menduar për fëmijë nga 3 në 8 vjeç, që mund të shfletohet në një version të ri të lexuesit ...

Mjafton vetëm 1/5 e sekondës për t’u dashuruar

Posted: 25 Oct 2010 11:31 PM PDT

Kishit ende diçka pa zbuluar për rënien në dashuri? Ja ku vjen zbulimi më i fundit se për t'u dashuruar mjafton një e pesta e sekondës dhe kur ndodh shkaktohet një eufori, njësoj sikur pi kokainë. Në këtë konkluzion e ka nxjerrë një studim i Universitetit të Syracuse, i publikuar në Journal of Sexual Medicine. Edhe pse thuhet se zemra nuk komandohet, dashuria është një ndjenjë më shumë "shkencore" se sa mendohej. Gjithmonë sipas studimit, janë 12 zonat celebrale që punojnë për të lëshuar ...

Hotelet më të cuditshëm në botë

Posted: 24 Oct 2010 12:41 PM PDT

Një krevat, komodinë dhe një llampë mbi të. Ky është mobilimi i një hoteli klasik, por për të dalë nga kjo rutinë dhe për të kaluar limitet duke dhënë ndjesi të ciditshme, sipërmarrës të ndryshëm në mbarë botën kanë ndërtuar hotele të cuditshme. Mesa duket ata ia kanë dalë të tërheqin vëmendjen e vizitorëve nga mbarë bota. Në galerinë e fotove mund të shihni disa prej tyre.

Ngordh shimpanzeja që pinte duhan

Posted: 24 Oct 2010 12:39 PM PDT

Lamtumirë Charlie! Ka ngordhur në kopshtin zoologjik të Bloemfontein, në Afrikën e Jugut, shimpanzeja që pinte duhan dhe ia ofronte vizitorëve. Charlie ishte bërë një institucion i vërtetë në kopshtin zoologjik, me mijëra vizitues që shkonin për ta parë. Shimpanzeja ishte 52 vjeçe. Tani institucionit i duhet të gjejë një mashkull tjetër shimpanzeje për t'i bërë shoqëri Judy, femrës së Charlie.

Dy majmunë kontrollorë të stacionit hekurudhorë

Posted: 24 Oct 2010 12:38 PM PDT

Dy majmunë janë emëruar kontrollorë të stacionit dekurrudhorë në Japoni.Nehime dhe Rakan kanë filluar punën në stacionin Hojomachi për të tërhequr vizitorët. Majmunët, që janë të moshës shtatë dhe tre muaj, janë të veshur me uniformën tradicionale të punëtorëve lokalë dhe i është vënë edhe nga një kapelë. Majmunët janë në pronësi të banorëve lokalë, të cilët kanë propozuar marrëveshjen e pazakontë, me qëllimin për të ndihmuar financiarisht stacionin hekurudhorë që gjendet në telashe ...

Vidhet unaza me vlerë gjysmë milioni euro

Posted: 24 Oct 2010 12:36 PM PDT

Policia italiane është vënë në kërkim të hajnave që vodhën nga dyqani i Catrier në qendër të Romës unazën me vlerë gjysmë milioni euro. AP njofton se hajnat e veshur me elegancë u futën të martën mbrëma në Cartier, në rrugën Condotti dhe kërkuan të shikojnë "unazën më të shtrenjtë të dyqanit". Kur morën plaçkën në dorë, e mashtruan shitësen, ndërsa ajo e vërejti hajninë vetëm pasi ata dolën qetësisht prej derës. Policia njoftoi se unaza e shtrenjtë ka qenë e zbukuruar me diamante dhe ...

Kush GENJEN me shumeFEMRA apo MASHKULLI ?

Posted: 23 Oct 2010 11:18 AM PDT

Genjeshtra është Femër Tradhetia eshte Mashkull [Sondazhet jane kryer në 100 persona.] Kështu mendojnë 80% e meshkujve dhe 8 persona në 10 thonë gjithashtu që është mëse normale të thuash gënjeshtra të vogla. Keto shifra kanë dalë nga sondazhet e bera nga shume revista Kosovare. Të thuash të vërtetën por vetëm një pjesë të saj, të simulosh , të krijosh domethënë të thuash gënjeshtra i vjen më lehtë një femre. Më tepër se 60% e meshujve të intervistuar thonë se femrat janë më të afta të thonë ...

Bletet, ja shkaqet e zhdukjes së tyre

Posted: 23 Oct 2010 11:01 AM PDT

Kohët e fundit, në të gjithë botën po ndodh një katastrofë e heshtur, një fenomen misterioz që lidhet me zhdukjen e bletëve. Sipas specialistëve, faji për këtë nuk është vetëm i ndryshimeve klimaterike dhe pesticideve, por edhe i një virusi Kohët e fundit, në të gjithë botën po ndodh një katastrofë e heshtur: zhdukja e bletëve. Natyrshëm lind pyetja se çfarë po ndikon në zhdukjen e tyre? Duke nisur që prej vitit 2006, vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 20 deri në 40 për qind ...

82 vjeçarja nget makinën 177 km në orë

Posted: 21 Oct 2010 06:59 AM PDT

Një zonjë e moshuar është ndëshkuar për shkak të shpejtësisë së madhe gjatë përdorimit të makinës, pasi në shtetin federal Oregon kishte vozitur makinën dy herë më shpejt se sa është e lejua Marsha Brandon (82-vjeçare) është vërejtur të enjten derisa ishte duke vozitur automjetin e saj me shpejtësi prej 177 kilometra në orë në një autostradë, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 88 km në orë, transmetoi televizioni lokal KVAL-TV. Ajo u ka thënë policëve të trafikut se është ngutur ...

Duhanxhinjtë, më të rrezikuar nga diabeti

Posted: 21 Oct 2010 06:19 AM PDT

Rezultatet e studimit, të bërë nga Dr. Sun Ha Jee dhe nga kolegët e tij nga Universiteti "Yonsei" në Seul, janë botuar në revistën shkencore "Diabetes Care" Sikur efektet e dëmshme të pirjes së duhanit të mos mjaftonin, atyre, në bazë të një studimi të ri, u është shtuar edhe një – rritja e rrezikut nga paraqitja e diabetit të tipit II. Rezultatet janë të bazuara në dosjet mjekësore të më shumë se 1.2 milionë koreanëve të rritur, me ç'rast duhet të thuhet se vet pirja e duhanit nuk ...

Starcraft II bëhet lëndë universitare

Posted: 19 Oct 2010 11:40 AM PDT

Loja vizuele me famë botërore Starcraft II tashmë përdoret gjatë stërvitjes së menaxherëve të universitetit prestigjioz të Floridës. Drejtoria e Universitetit ka vendosur që së shpejti të vendosë një lëndë të re për studentët që kanë njohuri themelore të lojës. Këtë semestër doktorët e filozofisë do ta ligjërojnë lëndën „21st Century Skills in Starcraft", e cila do të jetë e arritshme vetëm për formatit onlajn. 

Skotlandë: Prodhohet vodka më e fuqishme në botë

Posted: 19 Oct 2010 11:40 AM PDT

Skotlanda prodhoi vodkën më të fuqishme në botë, e cila përmban 88.8 për qind alkool. Pija marramendëse „Pincer Shanghai Strength" është produkt i kompanisë skoceze "Pincer" dhe është dedikuar për tregun kinez, transmeton Bgnes. Lideri i deritanishëm në këtë radhitje ishte vodka "Ballkan 176", e cila përmbante 80 për qind alkool. Në përmbajtjen e pijes megjithatë ka simbolikë, meqë sipas kinezëve, tetëshja është numër fatlum. Skotët do ta shesin vodkën në të zezë dhe në një ...

Hackerka e bukur ruse mund të dënohet 40 vjet burg

Posted: 19 Oct 2010 11:39 AM PDT

Kur e shikoni bukuroshen sykaltër, rusen Kristina Scechinskaya (21 vjeçe), e njohur si "hackerka më seksi në botë", as nuk do të mendonit se ajo mund të bënte vepra aq serioze siç është mashtrimi i bankave amerikane dhe britanike. Por Kristina është akuzuar se ka qenë pjesë e bandës qëllimi i së cilës ka qenë vjedhja e 220 milionë dollarëve, shkruan "Daily Mail". Në gjykatë u paraqit me çizme lëkure dhe pantallona të ngushtë lëkure, me lot në sy. Ajo është akuzuar se për mashtrimin ...

10 arsye pse duhet te qeshim

Posted: 19 Oct 2010 11:37 AM PDT

Te qeshim eshte menyra me e mire per te ndihmuar trupin tone te funksionoje sa me mire. Eshte nje shprehje e fytyres qe shpreh ndjeshmeri, dashuri dhe argetim. Me ane te buzeqeshjes permiresojme shendetin, rrisim bukurine dhe eleminojme stresin. Ja 10 arsye pse duhet te qeshim: 1 – E qeshura eshte ngjitese. Kur dikush qesh ndryshon humorin e te tjereve dhe i ben gjerat me te bukura. Nje njeri i qeshur mbart gezim mbi vete. 2 – E qeshura na ben te dukemi njerez te suksesshem. Njerezit ...

Nëna mëson bijën 2 vjeçare të pijë mariuhanë

Posted: 17 Oct 2010 04:34 AM PDT

Një nënë nga Ohio, është akuzuar se ka mësuar vajzën e saj 2 vjeçare të tymosë marihuanë. Më pas ajo përmes e-mail-it u ka dërguar shoqërisë së saj një video, ku qartë shihej vajza duke tymosur marihuanë. Jessica Gammble, është akuzuar se ka vënë në rrezik jetën e vajzës së saj si dhe për përdorim të drogave në mënyrë ilegale. Ajo mund të dënohet deri në 11 vjet burg nësë shpallet fajtore për të gjitha akuzat. Prokurori Joe Deters, është shprehur para gazetarëve se menjëherë pas ...

Epoka e Akullnajave

Posted: 17 Oct 2010 02:06 AM PDT

A nuk ishte kjo nje dicka parahistorike? Nje e kaluar parahistorike jona?GABIM!Ne fakt ne vazhdojme te jetojme ne nje epoke akullnajash. Kreshtat e akullit ne pole dhe ne majat e maleve e tregojne me se miri kete fakt. Epoka e akullnajave e filluar ne periudhen e Pleistocenit, rreth 1.6 milion vjet me pare vazhdon edhe sot e kesaj dite.Pra nese ne jetojme ne nje epoke akullnajash atehere ju mund te thoni qe kjo gje nuk qenka dhe aq e keqe. Por jo, kjo ndodh sepse ne momentet aktuale ne jetojme ...

Djaloshi që shef edhe naten!

Posted: 17 Oct 2010 02:04 AM PDT

Nong Youhui, një djalosh nga Kina, dallon nga bashkëmoshatarët e tij për një gjë. Ka sy jashtëzakonisht të kaltër dhe sikur macet mund të sheh në erresiren më të zese.I ka impresionuar edhe doktorët pasi që babai i tij e ka dërguar në testim sepse ka qenë i merakosur për shkak të syve të tij."Kemi qenë edhe më herët në spital, por na kanë thënë se sytë nuk do t'i shndrisin dhe do t'i bëhen të zi sikur shumicës së kinezëve. Megjithatë, kjo nuk ndodhi prandaj kam kërkuar edhe një mendim ...

Arrestohet pasi publikon kanabisin në YouTube

Posted: 17 Oct 2010 02:03 AM PDT

Një kultivues i kanabisit e ka sjellë vetën në pozitë të lakmueshme për tu arrestuar pasi që ka publikuar video materialet e kanabisit të tij në shërbimin online - YouTube. Policët e kanë parë videon në faqen e internetit e cila dokumentonte fazën e rritjes së kanabisit në shtëpinë e tij në Bridgwater, të Anglisë. Mashkulli 25-vjeçar e ka bërë edhe më të lehtë arrestimin pasi që ka publikuar video materialet me emrin e tij të vërtetë, raporton gazeta britanike Metro. Policia ...

Në kinë 8.500 fëmijë janë emëruar me emrin olimpiadë

Posted: 17 Oct 2010 01:55 AM PDT

Lojërat Olimpike në Peking do te shënohen edhe në librat amë. Deri tash, më shumë se 8.500 foshnje te lindura në disa prej muajve të fundit janë emëruar sipas Lojërave Olimpike dhe sipas maskotave olimpike. Prindërit e 3.500 foshnje të lindura I kanë emëruar Aojin, që në gjuhën kineze donë të thotë Olimpiadë, ndërsa 5.000 foshnje të gjinisë femërore dhe mashkullore janë emëruar sipas pesë maskotave olimpike- Bei-bei, Gjing-gjing, Jing-jing, dhe ni-ni.

Disa kuriozitete per gjumin

Posted: 16 Oct 2010 06:06 AM PDT

jumi është shumë i mirë për rikarikimin e trurit, qelizat autoriparohen dhe trupi fiton energji të reja. Gjumi mbetet ende objekt studimi, ëndrrat mbeten mister për shkencën, megjithatë mbi shumë aspekte është hedhur dritë. Jo të gjithë kanë informacionin e duhur për gjumin, ndaj po ju tregojmë 10 kuriozitete që nuk i keni lexuar më parë. Për sa kohë mund të mbijetosh pa gjumë? Nëse pa ushqim mund të jetosh edhe për dy javë, pasi kalojnë 11 ditë pa gjumë njeriu përjeton 'gjumin e përjetshëm'. ...

30 vitet që ndryshuan gjithçka

Posted: 16 Oct 2010 06:04 AM PDT

1. BOTË TË ZBULUARA 30 vjet më parë, sistemi diellor ishte një vend i përgjumur. Ne kishim nëntë planetë dhe dhjetëra hëna. Por këta dukeshin si vende inertë e të vdekur - aq sa ne nuk i njihnim fare. Asnjë veprim, asnjë ndryshim. Sot, panorama nuk mund të jetë më e ndryshme. Sondat e NASA-s kanë gjetur veprimtari gjeologjike në të paktën tre trupa planetarë: hënën e zjarrtë të Jupiterit Io, në Enceladusin e Saturnit dhe në Tritonin e Neptunit. Në Mars janë dokumentuar rrëshkitje ...

Frika nga shqiptarët, “Bisha” përfundon në burgun e femrave

Posted: 14 Oct 2010 11:59 PM PDT

Ivan Bogdanov, i njohur me pseudonimin "Bisha" dhe organizatori i trazirave në stadiumin "Marasi" të Xhenovas, si dhe autori i djegies së flamurit shqiptar, izolohet në burgun e femrave. Sipas mediave italiane, Bogdanov u izolua në një burg femrash për shkak të pranisë së shqiptarëve në burgjet e meshkujve, të cilët nuk do të dëshironin në qelinë e tyre një serb, aq më tepër që u ka djegur edhe flamurin. Tashmë "Bisha" ndodhet në burgun e femrave në Pontedecimo në pritje të formalizimit ...

Ish-minatorit bllokohet profili pasi ishte lidhur me 300 gra

Posted: 13 Oct 2010 01:06 AM PDT

Je nje Don Zhuan? Facebook-ut nuk i pelqen ky element Nje ish-minatori ne Galles i eshte bllokuar profili ne Facebook sepse duke shfrytezuar kete rrjet social ka mundur te shkoje ne shtrat me 300 gra. 60-vjecari ne fjale, sic ben te ditur gazeta The Sun, ishte eleminuar edhe me pare por kthehej gjithmone duke ndryshuar identitet dhe duke u rregjistruar me emer femrash. Sipas motivit zyrtar te dhene nga ana e rrjetit shoqeror me te madh ne bote, Facebook nuk eshte vendi per te gjuajtur, ...

50 kuriozitetet me te rralla ne bote

Posted: 13 Oct 2010 01:01 AM PDT

1. Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase. Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes. 2. Fëmija më i rëndë në botë është lindur në vitin 1954 nga italiania Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg. 3. Bethoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë.Anjshtanji deri në moshën 9 vjeç nuk fliste normalisht. 4. I vetmi majmun që është dënuar nga një gjykatë e vërtetë është shimpanzeja Coco në Florida, ...

10 kuriozitete rreth trurit

Posted: 13 Oct 2010 12:58 AM PDT

1. Impulset nervore drejt trurit udhëtojnë me një shpejtësi prej rreth 380 km/h. 2. Truri ynë zhvillon një energji të barabartë me atë të një llambe 10 vat. 3. Mendja njerëzore është në gjendje të ruajë pesë herë informacionet. Është vlerësuar se truri ynë ka një memorie në mes të 3 dhe 1000 Terabyte. 4. Vetëm truri përdor 20% të oksigjenit që hyn në trupin tonë dhe që transportohet në gjak. Masa e trurit është e barabartë me 2% të trupit tonë, por konsumon oksigjen më shumë se çdo organ ...

Legjenda e Syrit të Kaltër

Posted: 07 Oct 2010 12:08 PM PDT

Legjenda e Syrit të Kaltër. E trashëguar brez pas brezi, prej mijëra vjetësh, ajo vjen disi e ndryshuar në gojën e një banori të fshatit Mesopotam, 20 kilometër larg Sarandës. Flitet se ka qenë një gjarpër që ka dalë nga Saranda në Delvinë. Tek ura e Vrisit ishte një burim i vogël, kishte gra dhe fëmijë që mbushinin ujë për në shtëpi. Në atë moment vjen gjarpri dhe i ha ata njerëzit. Më pas u nis për në Sopot ku rrugës hëngri kope të tëra me bagëti. Pastaj vajti në Sopot ku hëngri dhe dy ...

Si plaket njeriu????

Posted: 07 Oct 2010 12:06 PM PDT

Plakja, nuk është gjë tjetër veçse një proces normal në jetën e njeriut. Me harresën e çelësave, fluturimin e mendimeve, harresën e fjalëve të caktuara - zakonisht përshkruhet pleqëria. Por, me një studim të ri të shkencëtarëve amerikanë, vërtetohet se plakja në realitet fillon relativisht herët, që në moshën 20 vjeçare. Sipas të dhënave të fituara nga kërkimi, aftësitë tona mentale fillojnë të dobësohen në moshën 27 vjeçe. Në kërkim kanë marrë pjesë 2000 burra dhe gra, të moshës ...