Lajmet Me Te Fundit Ne wWw.ForumiJone.Net |
- Piloti e trazon ish të dashurën e tij me aeroplan
- Ik nga takimi dënohet me dy vjet burg
- Mbështjellë marihuanën me faqe të Biblës
- Bie nga kati i gjashtë dhe shpëton
| Piloti e trazon ish të dashurën e tij me aeroplan Posted: 03 Jul 2010 09:00 AM PDT Policia nga California ka arrestuar pilottin i cili e ka trazuar ish të dashurën e tij, pasi që disa herë ka fluturuar me aeroplan mbi shtëpinë e saj. Policia në qytetin Concord ka njoftuar se Tom Huey, të mërkurën në mbrëmje, me fluturime të ulëta, ka kaluar disa herë mbi shtëpinë e saj. Disa banorë e kanë lajmëruar policinë për shkak të shqetësimit, derisa Huey është arrestuar derisa po aterronte. Piloti është mbajtur në burg dhe i është përcaktuar lirimi me garanci prej 155.000 dollarësh. |
| Ik nga takimi dënohet me dy vjet burg Posted: 03 Jul 2010 08:58 AM PDT Një mashkull nga Detroiti i cili kishte ikur nga takimi i tij i parë romantik duke mos paguar faturën dhe duke vjedhur automjetin e femrës me të cilën po darkonte është dënuar me dy vjet burg. Policia ka njoftuar se 34-vjeçari Terrance McCoy në muajin prill të këtij viti kishte darkuar me një femër 27-vjeçare në restorant. Kur kishte ardhur koha të paguaj faturën, ka thënë se e kishte harruar kuletën në automjetin e saj, i ka kërkuar asaj çelësat dhe ia ka mbathur me të. Avokati i McCoy ... |
| Mbështjellë marihuanën me faqe të Biblës Posted: 03 Jul 2010 08:55 AM PDT Një grua nga Ohio në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka lajmëruar të birin e saj në polici sepse e ka kapur duke tymosur marihuanë. Mirëpo, kjo gjë asaj nuk do t'i paraqiste problem të madh po që se nuk do ta mbështillte atë me një faqe të shkoqur nga Bibla. Zëdhënësi i policisë së qarkut Erie ka thënë se e ëma e 16-vjeçarit ka lajmëruar policinë gjysmë ore para mesnatës dhe ka lutur zyrtarët të takohen afër një autolarje të qytetit. Atëherë u ka thënë se e ka parë të birin e saj se si ... |
| Bie nga kati i gjashtë dhe shpëton Posted: 03 Jul 2010 08:51 AM PDT Një fëmijë 4-vjeçar, i cili të shtunën në mëngjes është rrëzuar nga kati i gjashtë i ndërtesës në lagjen Travno të Zagrebit, ka mbijetuar dhe është dërguar për shërim në klinikën e njohur Rebro. Si njofton Vecernji list online, me gjithë plagët e rënda që ka marrë, mjekët shpresojnë në shërim të shpejtë të vogëlushit.Fëmija ka rënë nga ndërtesa në të cilën jeton bashkë me prindërit dhe një vëlla tjetër, nga një lartësi mbi 15 metra, kurse gardhi i gjallë që rrethon kopshtin e ndërtesës, ka ... |
| You are subscribed to email updates from Kuriozitete To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 20 West Kinzie, Chicago IL USA 60610 | |